Gjirafa50 është tani Authorized Reseller i PlayStation në Kosovë

Gjirafa50 tani është Authorized Reseller i PlayStation, duke ju sjellë më afër se kurrë produktet origjinale dhe përvojën autentike të lojërave.
Ky është një hap i madh për lojtarët, sepse tani mund të blini me siguri nga një burim i besueshëm, pa pasur asnjë dyshim për cilësinë apo origjinalitetin e produktit.
Në Gjirafa50 do të gjeni gjithçka që ju duhet për të ngritur përvojën tuaj të lojës në nivelin tjetër - nga PlayStation 5, tek kontrollorët zyrtarë DualSense, kufjet Pulse 3D, aksesorët premium dhe lojërat më të fundit që po bëjnë bujë në mbarë botën. Çdo produkt vjen me garanci zyrtare dhe mbështetje profesionale, në mënyrë që ju të fokusoheni vetëm tek ajo që ka rëndësi: loja.
Si Authorised Reseller, Gjirafa50 ju garanton çasje të menjëhershme në produktet më të reja. Kjo do të thotë që ju do të jeni gjithmonë një hap përpara, duke përjetuar risitë e PlayStation në të njëjtën kohë me lojtarët në mbarë botën.
Vizitoni www.gjirafa50.com, shikoni koleksionin e plotë të PlayStation dhe porositni sot.
Siguroni konsolën ose aksesorët tuaj të preferuar tani dhe bëhuni gati për orë të pafundme argëtimi, emocioni dhe fitore!

















































