LAJMI I FUNDIT:

Gjinovci: Nesër nisë aksioni për vaksinimin e gjedheve kundër sëmundjes gungore

Gjinovci: Nesër nisë aksioni për vaksinimin e gjedheve kundër sëmundjes gungore

Sot ka filluar shpërndarja e vaksinave tek veterinarët kundër sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve, ndërsa nesër fillon zyrtarisht aksioni vaksinimit të kafshëve.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë arritur rreth 235 mijë doza të vaksinave nga Afrika e Jugut, me ç ‘rast i janë dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUK).


Kryeshefi i AUV-it, Valdet Gjinovci, ka konfirmuar për KosovaPress-in se sot ka filluar shpërndarja e vaksinave tek veterinarët, ndërsa nesër sipas tij, fillon fushata e vaksinimit nëpër vendet e prekura nga sëmundja gungore e lëkurës së gjedheve.

Nga kjo sëmundje sipas zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë ngordhur rreth 200 krerë lopë.

Ndryshe, Qeveria në një prej mbledhjeve të kaluara kishte ndarë 1 milion e 100 mijë euro për blerjen e vaksinave dhe trajtimin e sëmundjes gungore të gjedhit e cila është shfaqur në Kosovë.

Kjo sëmundje është paraqitë në muajin maj të këtij viti.