Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Valdet Gjinovci, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti ka folur për shqetësimet e fundit sa i përket sigurinë e ushqimeve të cilat konsumohen në Kosovës.
Ai ka treguar se mishi i importuar nga Belgjika, me cilësi të dyshimtë nuk ka hyrë në tregun e Kosovës pasi që është bllokuar në kufi nga zyrtarët e kësaj agjencie.
“Pikërisht stafi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë e ka zbuluar për herë të parë dhe e ka parandaluar hyrjen e mishit në Kosovë, i cili ishte importuar nga Belgjika. Me këtë rast i kemi alarmuar institucionet përkatëse dhe ato belge. Ky mish nuk është në tregun e Kosovës, pasi më tu zbuluar është sekuestruar nga zyrtarët e AUV-së”, thotë Gjinovci.
Ai ka treguar se sasia e mishit të sekuestruar në vitin 2016, nga Belgjika ka qenë rreth 20 ton.
“Gjatë kontrollit është parë se ky mish është paketuar në tetor të vitit 2004. Ka qenë publike emri i kompanisë në media. Të gjithë përpunuesit e mishit janë në monitorim të plotë dhe jo vetëm ndaj kësaj kompanie, por ndaj të gjithëve do të jemi të pakompromis ndaj veprimeve të tilla”, shtoi ai.
Kryeshefi i AUV-së, Valdet Gjinovci tregon se është ngritur edhe vetëdija e konsumatorëve që të raportojnë në AUV dhe në agjencitë e tjera për produkte me cilësi të dyshimtë.
Sipas tij, konsumimi i produkteve ushqimore në Kosovës është i sigurt.
“Siguria ushqimore është një fushë e ndjeshme dhe në këtë drejtim AUV-ja është e përkushtuar të ofroj produkte të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit. Produktet që hyjnë dhe konsumohen në Kosovë janë të sigurta”, ka thënë Gjinovci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker