LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Brenda gjashtë muajve do të ketë zgjedhje

Gjini: Brenda gjashtë muajve do të ketë zgjedhje

Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini, në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se opozita nuk duhet të marrë pjesë në Kuvendin e Kosovës pasi, sipas tij, nuk ka legjitimitet dhe arsye që të vazhdohet tutje.

“Në Aleancë tani mendojmë fuqishëm së nuk duhet të jemi pjesë e këtij Kuvendi, duhet të bojkotohet, të mos shkohet fare. Nuk po flasim për dorëzim të mandateve, por vetëm të mos shkohet fare në Kuvend. Disa mënyra janë se si humben mandatet. Askush nuk ka të drejtë që në emër të deputetit të japë dorëheqje. Mandati humbet nëse nuk merr pjesë në Kuvend deri në gjashtë muaj, mirëpo ne besojmë se zgjedhjet do të mbahen më herët se gjashtë muaj, ose mund ta bëjmë një riset çdo gjashtë muaj,” ka thënë Gjini.


Ai foli edhe për demarkacionin, për të cilin tha se Aleanca është deklaruar se e përkrah atë, mirëpo me disa korrigjime, për të cilat tha se kanë harta që i vërtetojnë bindjet e tyre.

“Ne i kemi hartat, të cilat tregojnë se kufiri i Kosovës ka qenë në dy pikat më të larta, duke i shtuar logjikën e vijës kufitare, që prapë dëshmojnë se kufiri duhet të jetë në pikën më të lartë dhe jo në mes të malit, për shkak të ujërave, e të tjera”, për ndryshimin e të cilave tha se Kosovën e kanë futur në një pozitë të vështirë si shtet, në raport me Malin e Zi dhe vendet tjera.

Element tjetër është edhe përmendja e pronave private, për të cilat, sipas Gjinit, asnjë njeri nuk e ka humbur asnjë pronë dhe kësisoj i bie që kufijtë e Kosovës duhet të jenë vetëm aty ku ekziston prona private.

Më tutje u diskutua edhe mbi iniciativën e Presidentes së Kosovës për krijimin e komisionit në rishikimin e çështjes së kufijve, për të cilin Gjini tha se Aleanca nuk ka marrë vendim të kontribuojë në të, pasi e cilëson se qëllimi i kësaj iniciative është më shumë për të ruajtur fytyrë, duke shtuar se “nuk kanë për çka të ruajnë fytyrë, kur Kosovës i shkon territori”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori