LAJMI I FUNDIT:

Gjinekologu i famshëm zbulon 5 fakte të panjohura mbi vaginën: Secila femër duhet ta dijë!

Gjinekologu i famshëm zbulon 5 fakte të panjohura mbi vaginën: Secila femër duhet ta dijë!

Me aq shumë theksim në medie për trup të përsosur, femrat po bëhen shumë analitike, mirëpo duhet thënë qartë se ç’është normale dhe e shëndetshme. Prandaj dr Ahmed Ismail, zbulon pyetjet dhe temat më të shpeshta të pacienteve të veta:

1. Nuk ekziston vaginë me pamje të përsosur
Buzët e mëdha kanë gjatësi mesatare prej 8,1 cm – që i përgjigjet madhësisë së llakut mesatar të thonjve. Megjithatë, distanca e madhësisë është dukshëm më e madhe – në studim thuhet se është nga 4,5 deri në 11,5 cm. Buzët e vogla rrethojnë vrimën e vaginës, por është interesante që buza e majtë e vogël është mesatarisht diç më e gjerë – rreth 2,1 cm, ndërkaq e djathta rreth 1,9 cm. Buza e majtë e vogël është mesatarisht e gjatë rreth 4 cm, ndërsa e djathta e gjatë rreth 3,8.


Mesatarja e gjerësisë së kiltorisit është rreth 0,8 cm (ndërsa distanca e gjerësisë së pjesëmarrëseve në studim është prej 0,2 deri në 2,5 cm). Gjatësia mesatare është 1,6 cm, me distancën prej 0,4 deri 4,0 cm. Madhësia e klitorisit nuk ka ndikim në intensitetin e kënaqësisë së femrës.

2. Nëse nuk ka dhembje, nuk ka nevojë për labioplastikë
Të gjitha vaginat zgjerohen gjatë aktit seksual, ndërkaq numri i marrëdhënieve ndikon në madhësi. Sipas studimit të më shumë se 200 femrave, kanali vagjinal mesatarisht është i gjatë 9,6 cm, ndërkaq i gjerë 2,5 deri 3,5 cm. Femrat me gjerësinë e rreth dy centimetrave, më së shpeshti ndiejnë dhembje dhe realisht janë kandidate të vetme për operacion, transmeton Telegrafi.

bb55511a3116ad6752ff6d861bf89da461ec3223

3. Vagina ndryshon me kalimin e viteve
Madhësia e buzëve të mëdha nuk ka lidhje me madhësinë e vagjinës, ndërkaq është interesante edhe ajo që buzët zvogëlohen gjatë plakjes së femrës. Në moshën njëzetvjeçare buzët e jashtme zvogëlohen në krahasim me madhësisë në pubertet, ndërkaq në moshën 30-vjeçare më së shpeshti shfaqen pjesët e errëta të lëkurës në vagjinë të cilat janë të lidhura me ndryshimet hormonale.

Në moshën e vonshme, lëkura e vaginës plaket në të njëjtën mënyrë si edhe lëkura e pjesëve të tjera të trupit për shkak të humbjes së kolagjenit, ndërkaq qimet fillojnë të thinjen diçka më vonë se sa flokët.

4. Mos e krahasoni vaginën tuaj me të tjerave
Ekzistojnë dallime në pamje të vagjinës, duke pasur parasysh rritjen dhe gjenetikën, andaj p.sh. kinezet kanë të shprehur dukshëm më pak buzët e jashtme dhe klitorisin se sa ruset e kështu me radhë. Krahasimi nuk ka kuptim, ndërkaq bukuria e vagjinës është si edhe bukuria e gjithë gjërave të tjera – varet nga ai e shikon.

r

5. Nëse është e pastër dhe e shëndetshme – është e përsosur
Vagina pastrohet vetvetiu, pikërisht i tillë është roli i lëngut vagjinal, që është dukuri krejtësisht normal dhe e zakonshme.

Lëngu i tejdukshëm apo i bardhë është pasojë e ndryshimit të nivelit të hormoneve dhe i vetë pastrimit të mureve të vagjinës, ndërkaq lëngu shpëlan bakteret, qelizat e plakura dhe patogjene të ndryshme dhe pengon hyrjen e tyre në mitër. Për këtë arsye nuk ekziston nevoja për përdorim të shamponëve të parfumosur, të cilët mund të shkatërrojnë vlerën natyrore të thartirës pH. /Telegrafi/