LAJMI I FUNDIT:

Gjimnastet gjermane veshën kostume deri në fund të këmbëve në Lojërat Olimpike për të promovuar rehati, marrin qëndrim kundër ‘seksualizimit’ në sport

Gjimnastet gjermane veshën kostume deri në fund të këmbëve në Lojërat Olimpike për të promovuar rehati, marrin qëndrim kundër ‘seksualizimit’ në sport

Gjimnastet femra të Gjermanisë u dalluan nga konkurrentet e tjera të Lojërave Olimpike në Tokio dje (e diel) gjatë një raundi kualifikues të ekipit duke veshur kostume të gjata, në vend të veshjeve tradicionale.

Ato veshën për herë të parë kostume në garë gjatë kampionateve evropiane në prill, kur Federata Gjermane e Gjimnastikës tha se zgjedhja e veshjeve kishte për qëllim të kundërshtonte “seksualizimit” në sport.


“Ne donim të tregonim që çdo grua, të gjithë, duhet të vendosin se çfarë të vishnin”, tha të premten Elisabeth Seitz e Gjermanisë, pasi ajo dhe shoqet e skuadrës kishin veshur kostum të gjatë në një seance stërvitore në Tokio.

Në atë kohë, gratë gjermane nuk ishin të sigurta se çfarë do të vishnin në konkursin e së dielës, por ato vendosën për veshjet që shpresonin t’i ndihmonin të performonin në një gjendje optimale mendore. “Ne vajzat patëm një ndikim të madh në këtë”, tha Sarah Voss e Gjermanisë të premten. “Trajnerët gjithashtu ishin shumë të përfshirë në të. Ata thanë se duan që ne të ndihemi më të sigurta dhe komode në çdo rast”.

Gjimnastet gjermane qëndrojnë kundër objektivizimit të grave duke veshur kostume të ngjitura në tërë trupin
Lexo po ashtu Gjimnastet gjermane qëndrojnë kundër objektivizimit të grave duke veshur kostume të ngjitura në tërë trupin

Pas kualifikimit të ekipit të dielën, Voss u tha gazetarëve, “Ne u ulëm së bashku sot dhe thamë, ‘Mirë, ne duam të kemi një garë të madhe. Ne duam të ndihemi të mahnitshme, duam t’u tregojmë të gjithëve se dukemi të mahnitshme'”, shkruan The Washingon Post.

Ndërsa gjimnastët meshkuj ose veshin pantallona të shkurtra të gjera ose pantallona të gjata, në varësi të disiplinës në të cilën ata garojnë, gratë dhe vajzat në shumë nivele të gjimnastikës për dekada kanë tendencë të veshin trupore të prera deri në kofshë. Sidoqoftë, lejohen dollakët me të njëjtën ngjyrë si një triko e caktuar. Përveç që ndihmojnë disa nga garueset të ndihen më rehat, veshjet e tilla mund të favorizohen nga atletet për arsye të modestisë kulturore dhe fetare. /Telegrafi/