LAJMI I FUNDIT:

Gjilas pretendon se ka një plan për Kosovën, por se “nuk do të zbatohet me Vuçiqin, Haradinajn e Thaçin”

Gjilas pretendon se ka një plan për Kosovën, por se “nuk do të zbatohet me Vuçiqin, Haradinajn e Thaçin”

Presidenti i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (MSA) Dragan Gjilas tha se nuk ishte i saktë pretendimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se askush tjetër nuk kishte një plan për Kosovën, dhe kujtoi se partia e tij në maj paraqiti Deklaratën e saj të pajtimit, që nënkupton normalizimin e marrëdhënieve midis dy kombeve.

Sipas tij, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Aleksandar Vuçiq nuk është i përfshirë në atë plan, “sepse ai nuk e di se çfarë do të thotë fjala pajtim”.


“Plani ynë nënkupton që ai nuk duhet të jetë më në pushtet, sikurse miqtë dhe partnerët e tij në Kosovë, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi”, u ka thënë Gjilas gazetarëve në Serbi.

Gjilas tha se plani parashikon që njerëzit që kanë kryer krime lufte ose kanë nxitur kriminelët nuk mund të marrin pjesë në procesin e pajtimit, pasi pajtimi është i pamundur me njerëz të tillë, pasi një fjalë e tillë nuk ekziston në fjalorin e tyre.

Ai vlerëson se nuk është e mundur të arrihet një marrëveshje e statusit përfundimtar në këtë kohë sepse shqiptarët këmbëngulën për pavarësi dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare i mbështet ata.

Për këtë është e nevojshme, sipas tij, të insistohet në normalizim, që do të thotë përfundimin e provokimeve, heqjen e taksave, duke mundësuar lëvizjen e lirë, si dhe zgjidhjen e çështjeve të tjera që tani janë në diskutim.

Ai tha se bashkëbiseduesit e mundshëm për planin janë kushdo që dëshiron ta pranojë atë dhe se është i përkthyer edhe në shqip.

“Kjo është mënyra e vetme. Ata janë përpjekur për shtatë vjet me Vuçiqin. A kanë arritur ndonjë gjë?”, shtron pyetjen Gjilas, duke shtuar se kjo mund të zgjidhet vetëm pa njerëz që janë të ngarkuar nga e kaluara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori