LAJMI I FUNDIT:

Gjilani vishet kuq, Skifterat fitojnë derbin e zjarrtë lokal ndaj Intelektualëve

Gjilani vishet kuq, Skifterat fitojnë derbin e zjarrtë lokal ndaj Intelektualëve

Gjilani e ka fituar derbin e zjarrtë lokal ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për jaëvn e shtatë të Ipko Superligës së Kosovës.

Nën një atmosferë të zjarrtë dhe një stadium të stërmbushur nga dy tifozëritë, Skifterat dhe Intelektualët, derbi i madh lokal ka përfunduar me fitoren e kuqebardhve.

Koreografia e Skifterave

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta, por vetëm vendasit arritën ta tundin rrjetën.


Rastet e para të ndeshjes i pati Drita, e cila rrezikoi me Bujar Shabanin (14′), Haxhi Nezirajn (17′) dhe Xhevdet Shabanin (27′), por goditja e asnjërit nuk e gjeti cakun.

Pas këtyre rasteve, Gjilani u kthye në lojë duke rrezikuar me anë të kapitenit Ylber Kastrati (45′), por goditja e tij përfundoi pranë portës.

Tribuna kryesore i takoi tifozëve të Gjilanit

Në minutën e 43-të të ndeshjes erdhi goli dhe ishte Wilber Perez, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të saktë nga Ansi Nika dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Drita provoi diçka më shumë, por nuk ishte edhe aq konkrete, ndërsa Gjilani luante qetë dhe priste gabimin e kundërshtarit për të dyfishuar epërsinë.

Edhe tifozët e Dritës kishin mbushur tribunën e tyre

Drita tentoi ta barazonte rezultatin me Erjon Vucajn (55′), Xh. Shabanin (62′) dhe Përparim Livorekën (74′), por pa sukses.

Intelektualët duke hedhur mjete piroteknike

Në minutat e mbetur të dyja skuadrat patën rastet e veta, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në ishte Gjilani që mori një fitore të madhe me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë, po aq sa Flamurtari në të tretin, ndërsa Drita mbetet në zonën e barazhit me vetëm gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Skifterat luajnë në udhëtim te Flamurtari, ndërsa Intelektualët e presin në shtëpi Trepçën ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori