LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture

Gjilan, arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur.

Reklama

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin M.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ekziston dyshimi i bazuar, që më 14 nëntor 2019, i dyshuari M.K. (1996), në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, e ka takuar të dëmtuarën e mitur, e cila ka hypë në veturën e tij dhe janë nis në drejtim të Gjilanit, me ç’rast janë ndaluar në një motel në hyrje të qytetit, ku i dyshuari duke e shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme dhe të pa mbrojtur, e ka detyruar që të kryej akt seksual, pa pëlqimin e saj”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrfi.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Disa qytetarë serbë protestojnë, të tjerët kryejnë shërbime në komunat në veri

Disa qytetarë serbë protestojnë, të tjerët kryejnë shërbime në komunat në veri

Elfije Boletini
Kurti nuk komenton propozimin e Ramës për Asociacionin

Kurti nuk komenton propozimin e Ramës për Asociacionin

Lajme
Lirohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Lirohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Lugina
Tre vëllezër në Shijak shkatërrojnë lokalin, kërcënojnë pronarin dhe në fund e godasin me çekiç

Tre vëllezër në Shijak shkatërrojnë lokalin, kërcënojnë pronarin dhe në fund e godasin me çekiç

Lajme
Konjufca: Rama gaboi me draftin, nuk foli me Kurtin

Konjufca: Rama gaboi me draftin, nuk foli me Kurtin

Lajme
FLORI Diamonds ia dhuron Presidencës së Kosovës një brosh me numër 1133, të stolisur me 109 diamante në kujtim të fëmijëve të zhdukur nga lufta

FLORI Diamonds ia dhuron Presidencës së Kosovës një brosh me numër 1133, të stolisur me 109 diamante në kujtim të fëmijëve të zhdukur nga lufta

Lajme
Kalo në kategori