LAJMI I FUNDIT:

Gjiko: Në ‘mixtape’-in e ri jam munduar të sjellë tranzicionin nëpër të cilin kam kaluar gjatë jetës

Gjiko: Në ‘mixtape’-in e ri jam munduar të sjellë tranzicionin nëpër të cilin kam kaluar gjatë jetës

Reperi i njohur Gjiko është absolutisht një prej reperëve më të pëlqyer të momentit. Vetëm pak javë më parë, ai publikoi për fansat “mixtape”-in e tij më të “Energjiko”, i cili është pritur mirë dhe ka ngjallur menjëherë interesim.

Ai vjen kësaj radhe në një intervistë për Telegrafin për të folur në detaje rreth këtij projekti gjigant, i cili njëherësh është një prej më të rëndësishmëve në karrierën e tij.


Foto: Gjiko/Instagram

Ky “mixtape” përveç 17 këngëve të reja, i ka dhuruar artistit edhe një kontratë me kompaninë e pijeve “Frutexx”, kjo pasi ai tash e tutje do të jetë imazhi i pijes energjike “Golden Eagle”.

Për sukseset, të rejat dhe planet e tij për të ardhmen, reperi nga Peja flet gjerë e gjatë në intervistën në vazhdim…

Gjiko, keni përgatitur së fundmi “mixtape”-in tuaj më të ri “Energjiko”. Na fol pak në detaje rreth këtij projekti?

Ky projekt ka qenë dhuratë për fansat e mi të muzikës hip hop. Në këto 17 këngë të “mixtape”-it ‘Energjiko’ jam munduar që të sjellë tranzicionin nëpër të cilin kam kaluar gjatë jetës në ditët e këqija dhe të mira.

Sa kohë ka që keni punuar në të gjitha këngët e reja të këtij “mixtape”-i?

Disa këngë i kam përfunduar para një viti por ka edhe të tjera që i kom shkruar edhe një ditë para se të lansohet projekti.

Foto: Gjiko/Instagram

Nga të gjitha këngët e realizuara, cila mbetet për ju më e preferuar ose që e keni realizuar më me qejf?

Nuk mundem me cek ndonjërën në veçanti. Me i nda si me i vra(qesh). Secila prej tyre përmbajnë një histori të jetës time, kështu që të gjitha janë të veçanta në mënyrën e vet.

Dizajni i kopertinës është mjaft i veçantë gjithashtu. Ka qenë ideja juaj për dizajnimin e saj?

Për dizajnin e kopertinës unë pata shpallur një konkurs për fansat, dhe dizajni më i mirë doli të jetë ai i Guri i Kelmendit, të cilin unë e përzgjodha si fitues. Ai është realizuesi i kopertinës, dhe jam ndarë shumë i kënaqur me pamjen se si “mixtape”-i im i ri prezantohet grafikisht.

Në foto: kopertina e “Mixtape”-it “Energjiko”

Cilat janë bashkëpunimet e këtij albumi dhe emrat e artistëve me të cilët keni bashkëpunuar?

Po, gjithsej janë pesë bashkëpunime , “Kan inat” bashkëpunim me artistin e ri Buta , “Xixa xixa” është një këngë tjetër që e kam me Ledrin, pastaj “Kush je ti” me Lumi B, “Bella Coca” në bashkëpunim me Skerdi dhe “Pare edhe Show” që është bashkëpunim me Dj Flow.

Shumicën e teksteve tuaja i keni shkuar vet. Na trego pak për temat që keni trajtuar në këngët tuaja?

Temat që kam trajtuar në këngët e këtij “mixtape”-i janë nga më të ndryshmet, por diç e tregova edhe më herët, të gjitha lidhen me jetën tim personale.

Foto: Gjiko/Instagram

A do të realizohen edhe me klipe disa nga këngët, nëse po? Kur do të publikohen?

Po, mund të zbuloj faktin që kënga e parë me klip që do të publikohet është “Kush je ti” në bashkëpunim me Lumi B, ndërsa për këngët tjera ende s’i kemi caktuar datat, por patjetër që po, do të ketë shumë klipe.

Sa jeni i angazhuar me koncerte, dhe cilat janë projektet tua për verën 2018?

Mund të them se kjo është arsyeja se pse i vonojmë spotet muzikore, dhe që nuk po mund t’i realizojmë xhirimet e klipit, pikërisht për shkak të datatve të shumta të koncerteve. Por do ta gjejmë kohën sepse këngët janë gati për t’ua bërë verën shqiptarëve edhe më të nxehtë se sa që do ta kenë (qesh).

Foto: Gjiko/Instagram

Një mendim për tregun muzikor sot? A vlejnë në tregun e sotëm “mixtape”-et dhe albumet?

Ia vlen sepse një artist s’mundet me qenë i kompletuar pa një “mixtape” të paktën ose një album. E nuk ia vlen ndoshta në aspektin financiar, sepse e dimë të gjithë problemin me piratërinë.

Të rejat nga jeta private e Gjikos?

Te reja nuk kemi nga jeta private, sepse jam shumë i lumtur me dashurinë e vjetër që po vazhdon çdo ditë me qenë më e mirë.

Gjiko dhe e dashura e tij, Elita Rudi (Foto: Gjiko/Instagram)

Moto e jetës?

“Stay hungry” (Qëndro i uritur).

Gjiko, faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Cili do të ishte mesazhi yt për fund?

Faleminderit së pari Telegrafit për korrektësinë e lajmeve, ndërsa çdo lexuesi të kësaj interviste mund t’i them: “Pije – Nije Energjikon”. /Telegrafi/

Foto: Gjiko/Instagram

Në trend

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori