Gjiko dhe Elita ndajnë me fansat edhe momentet e tyre të ëmbla në shtrat (Video)

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun.
Para disa ditësh ata ishin së bashku me pushime në ishullin luksoz grek Santorini, gjersa për ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, çifti vazhdimisht publikon fotografi nga ditët e tyre atje.
Ata vazhdojnë të jenë shumë aktivë dhe të ndjekur nga fansat e tyre në Instagram.
Së fundmi, ka qenë Gjiko ai i cili ka vendosur të publikojë disa video mjaft të këndshme bashkë me Elitën në InstaStory.
Në videon e publikuar, dyshja shfaqen së bashku në shtrat gjersa reperi lëshon disa klithma prej dembeli, gjersa fton Elitën t’ia kapë flokët e tij artificialë.
Për të parë këto momente të ëmbla të çiftit, mund të ndiqni videot e mëposhtme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/07/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





























































