LAJMI I FUNDIT:

Gjiknuri: Ringjallëm industrinë përpunuese

Gjiknuri: Ringjallëm industrinë përpunuese

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ishte në Uzinën e Ferrokromit në Burrel ku pa nga afër efektin e masave të ndërmarra nga qeveria gjatë viteve të fundit për ringjalljen e industrisë përpunuese të mineraleve brenda vendit.

Gjatë vitit 2017, shoqëria koncesionare ka kryer 11 milion USD investime duke rehabilituar një furrë të vjetër, ndërtuar një të re, ashtu skurse sistemet e dozimit të furrave, impiantet e copëtimit dhe sitosjes së mineralit të kromit, sistemin ftohës, vinçat, repartet e shkrirjes dhe derdhjes dhe mekanizmin deri në përpunimin final të ferrokromit të gatshëm për eksport.


Ky investim ka mundësuar rritjen e kapacitetit prodhues të ferrokromit në Uzinën e Ferrokromit Burrel duke e dyfishuar atë. Kjo uzine do të prodhojë 36,000 ton ferrokrom në vit, nga rreth 17,000 ton/vit që ishte vetëm një vit më parë produkt i cili shkon 100% ne eksport.

“Jemi duke studiuar mundësinë e hapjes së një furre të tretë për prodhimin e ferrokromit. Ky investim i ri llogaritet të shkojë në rreth 10 milion USD dhe të hapë vende të reja pune”, u shpreh drejtuesi teknik i Uzinës.

Ministri Gjiknuri vuri theksin tek efektiviteti i masave të marra nga qeveria për ringjalljen e industrisë së kromit.

“Po të kujtojmë, para shumë vitesh, kjo uzinë qe totalisht e braktisur. Falë investimeve private dhe politikave nxitëse të qeverisë sot kemi një industri që po shtohet. Kemi dyfishim të kapacitetit por çfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare? Vetëm kjo uzinë e ferrokromit i jep ekonomisë shqiptare 28 milion USD më shumë. Pra, nëse ky krom që përpunohet këtu do të eksportohej mineral në tregjet e eksportit, ekonomia shqiptare do të humbte 28 milion USD. Sot që flasim, këto 28 milion USD janë përkthyer në investime, janë përkthyer në punësim, janë përkthyer në një zinxhir ekonomik që prek edhe shumë sektorë të tjerë të lidhur me industrinë e kromit”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, ai nënvizoi se investimet kanë rritur kapacitetet përpunuese brenda vendit duke tejkaluar edhe prodhimin e e ferrokromit të para viteve ’90 ndërsa sqaroi se vetëm kjo uzinë punëson 180 persona me paga mesatare 60,000 lekë të reja në muaj.

Ministri Gjiknuri nënvizoi se shumë shpejt do të mund të fillojë puna edhe në minierën e Vllanës.

“Shumë shpejt fillon puna në minierën e Vllanës. Shumë shpejt edhe aty do të kemi ringjalljen e asaj miniere, shtimin e prodhimit, ngritjen e impiantit të koncentrimit të kromit dhe shtimin e prodhimit të kromit në vend. Praktikisht, edhe politika e re nxitëse për të dekurajuar eksportet dhe nxitur përpunimin e kromit brenda vendit, do të japë një vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare. Shembulli konkret i punës dhe suksesit është ky: investim, punësim, rritje e kapaciteteve prodhuese, rritje e të ardhurave për ekonominë kombëtare. Ky është edhe synimi i kësaj qeverie përsa i përket industrisë minerare”, theksoi Gjiknuri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori