LAJMI I FUNDIT:

Gjevgjelia do të mbajë referendum për hapjen e një xeheroreje në Kozhuf

Gjevgjelia do të mbajë referendum për hapjen e një xeheroreje në Kozhuf

Në afat prej 40 ditësh, komuna e Gjevgjelisë do të shpall referendum ku qytetarët do të deklarohen nëse janë për, ose kundër hapjes së një xeherore për lëndë të para për minerale metalike në malin Kozhuf, në afërsi të fshatit Konsko, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu vendosi Këshilli i komunës në mbledhjen e sotme, pas mundësive për procedim ndaj koncesionit për hapjen e xeherores së llojit të hapur për eksploatim të mineraleve metalike.


Qëndrimi i Këshillit është se nuk ka kushte në malin Kozhuf për eksploatim të arit, pa marrë parasysh rezultateve të hulumtimit, për faktin se territori njihet si eko-rajonal ku prodhohet ushqim i shëndetshëm, ndërkaq do të investohet edhe penda në Konska./Telegrafi/