LAJMI I FUNDIT:

Gjetje arkeologjike në Selenicë, varri antik mendohet se daton në shekullin e katër ose të tretë para Krishtit

Gjetje arkeologjike në Selenicë, varri antik mendohet se daton në shekullin e katër ose të tretë para Krishtit

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale në Shqipëri, DRTK Vlorë dhe Drejtoria e Shërbimit Arkeologjik (IKTK) realizuan gërmimin arkeologjik të shpëtimit të një varri antik në Dushkarak, të Bashkisë Selenicë.

Varri antik i zbuluar në prill të këtij viti, ka arkitekturë të thjeshtë dhe brenda tij u gjetën eshtrat e një individi. Inventari i zbulimit përbëhej nga objekte qeramike të fragmentuara si dhe objekte metalike, ku vlen të veçohet prania e një maje heshte.


Nga vlerësimet paraprake varri mendohet se daton në shekullin IV-III p.Kr. Objektet do të trajtohen nga specialistët e konservimit pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Sipas DRTK Vlorë, zbulimi u realizua në ullishten e Fetah Derraj, në Dushkarak, ndërsa ai punonte tokën. Gjatë punimit të tokës freza e traktorit kishte nxjerrë një varr, brenda të cilit kishte dalë një amforë që iu dorëzua specialistëve të DRTK Vlorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori