LAJMI I FUNDIT:

Gjethet e panxharit janë më të shëndetshme se rrënjët: Pastrojnë dhe ruajnë trupin dhe ja si mund t’i përdorni

Gjethet e panxharit janë më të shëndetshme se rrënjët: Pastrojnë dhe ruajnë trupin dhe ja si mund t’i përdorni

Hedhja e këtyre gjetheve është një gabim i madh dhe i shpeshtë

Ky është një gabim i zakonshëm dhe i madh, sepse gjethet e panxharit përmbajnë shumë lëndë ushqyese të cilat për trupin janë vërtet të domosdoshme.

Një porcion me gjethe panxhari, rreth 38 gramë, siguron pothuajse gjysmën e dozës së nevojshme ditore të vitaminës A.

Kjo vitaminë është jashtëzakonisht e rëndësishme për imunitetin dhe shëndetin riprodhues, si dhe është e dobishme për shëndetin e lëkurës, së cilës i jep shkëlqim, transmeton Telegrafi.

Gjethet e panxharit përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të vitaminës C, e cila është pa dyshim e domosdoshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar të njeriut.

Kjo vitaminë është aleati juaj më i mirë në luftën kundër ftohjes dhe gripit, në çdo stinë të vitit.

Polifenolet që mund të gjenden në gjethet e freskëta të panxharit përmbajnë veti antioksiduese që mund të reduktojnë dhe trajtojnë inflamacionet e ndryshme në trup.

Gjethet janë të pasura me polifenole, mu si edhe rrënja.

Gjethet e panxharit përmbajnë gjithashtu antioksidantë të shumtë, si acidi kafeik dhe ellagjik.

Në gjethet e panxharit, ka më shumë nga këto substanca se në çdo perime tjetër. Ekziston edhe acidi alfa-linolenik (ALA) nga familja e acideve omega-3.

Si të përdorni gjethet e panxharit?

Edhe pse për shumë njerëz duken jo tërheqëse dhe të pangrënshme, gjethet e panxharit kanë një shije paksa të ëmbël dhe kombinohen në mënyrë perfekte me të gjitha perimet e tjera.

Mund të përgatisni një sallatë të shijshme dhe ta shijoni sipas dëshirës. Përveç kësaj, janë një shtesë perfekte për smoothie-t e shëndetshëm dhe duke qenë se kanë shije të ëmbël, kombinohen mirë edhe me frutat.

Nëse ju pëlqen salca pesto, e cila është e domosdoshme për makarona të shumta dhe një pjatë e shkëlqyer anësore me pulë, zëvendësoni gjysmën e gjetheve të borzilokut me gjethe panxhari. Gjethet e ziera mund t’i servirni si pjatë anësore me mish dhe mund t’i vendosni edhe në ndonjë supë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori