Gjesti falënderon Stresin për përkrahjen që i ka dhënë sa ishte në Big Brother

Besart Kelmendi - Gjesti është shpallur fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Në këtë rrugëtim si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ka pasur përkrahje të madhe.
Njëri nga artistët që e ka mbështetur më së shumti është Arkimed Lushaj - Stresi.

Ai ka qenë pranë këngëtarit pejan në çdo moment duke i dërguar drona e duke bërë postime për të.
Pas daljes dhe përfundimit të këtij spektakli, dyshja shihet se janë takuar me njëri-tjetrin.
Ka qenë Gjesti që ka ndarë një postim në InstaStory, ku edhe e falënderon për përkrahjen.
“Faleminderit për përkrahjen vëlla”, ka thënë ai.

Gjesti tani po vazhdon me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































