LAJMI I FUNDIT:

Gjermania vendos masa kufizuese për personat e pavaksinuar kundër COVID-19

Gjermania vendos masa kufizuese për personat e pavaksinuar kundër COVID-19

Gjermania ka vendosur të forcojë masat kufizuese për personat të cilët nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit e pavaksinuar nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në dyqane jo thelbësore, restorante, vende kulturore apo argëtimi, njoftoi të enjten kancelarja në largim Angela Merkel.

Masat e reja u ndërmorën pas një takimi midis Merkelit dhe kancelarit të ardhshëm Olaf Scholz dhe liderëve të 16 landeve të vendit.


Ata gjithashtu e kanë konfirmuar se një projektligj për vaksinimin e detyrueshëm, të cilin Scholz e mbështet, do t’i paraqitet parlamentit për hyrje në fuqi në muajin shkurt ose mars.

Ndryshe, Gjermania ka raportuar të enjten 73 mijë raste të reja si dhe 388 viktima.

Pak më pak se 70 për qind e popullsisë së Gjermanisë është e vaksinuar kundër coronavirusit – më pak se disa vende përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe.

Masat e sapo shpallura nga Gjermania janë një “akt i solidaritetit kombëtar” për të “ulur shkallën e infeksionit dhe për të hequr presionin nga sistemi ynë shëndetësor”, thotë Merkel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Takim i rrezikshëm mbi Alaskë" - kapet në video fluturimi shumë i afërt i një aeroplani luftarak amerikan dhe një rus

Botë
Musk shpreson për zero tarifa mes SHBA-së dhe Evropës: Kjo ka qenë këshilla ime për Trumpin

Musk shpreson për zero tarifa mes SHBA-së dhe Evropës: Kjo ka qenë këshilla ime për Trumpin

Botë

"Bota është lodhur nga marrëzitë e tua", protesta në gjithë Evropën kundër Trumpit

Botë
Ukraina në fshehtësi nis përgatitjet për zgjedhje?

Ukraina në fshehtësi nis përgatitjet për zgjedhje?

Botë
Plas skandali në Ukrainë - me paratë për ushqimin e ushtrisë, blejnë hotele në Kroaci

Plas skandali në Ukrainë - me paratë për ushqimin e ushtrisë, blejnë hotele në Kroaci

Kroacia
Trump thotë se mori mbështetjen e njeriut të shtatë më të pasur në botë - miliarderi e demanton presidentin amerikan për tarifat

Trump thotë se mori mbështetjen e njeriut të shtatë më të pasur në botë - miliarderi e demanton presidentin amerikan për tarifat

Amerika
Kalo në kategori