LAJMI I FUNDIT:

Gjermania vendos karantinë për shtetasit e Maqedonisë

Gjermania vendos karantinë për shtetasit e Maqedonisë

Të gjithë personat që kanë qëndruar në vendet me rrezik para se të hyjnë në Gjermani, duhet që parimisht të futen në karantinë, njoftoi Ambasada e Gjermanisë në Shkup, duke theksuar se kjo vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Pasi që vendi aktualisht është regjistruar si “rajon me rrezik të lartë infeksioni me virusin korona”. Ambasada shton se detyrimi për karantinë zbatohet pavarësisht nga shtetësia.

“Të gjithë personat janë gjithashtu të detyruar që para hyrjes në vend të tregojnë test për Covid-19, jo më të vjetër se 48 orë, rezultati i të cilit duhet të merret me vete në letër ose si një dokument elektronik në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht”, thuhet mes tjerash nga Ambasada.


Për të gjithë udhëtarët që vijnë ose kthehen në Gjermani, vlen edhe rregulli i regjistrimit të detyrueshëm online në www.einreiseanmeldung.de – para se të hyjnë në vend.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), në kategorinë e vendeve me rrezikshmëri të lartë që nga e diela janë vendet e mëposhtme evropiane: Maqedonia e Veriut, BiH, Serbia, Kosova, Sllovenia, Shqipëria, Spanja, Portugalia, Estonia , Letonia, Lituania, Andorra dhe Republika Çeke. Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Irlandën e Veriut, Afrika e Jugut dhe Brazili janë regjistruar si vende ku ka mutacione të virusit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori