Pothuajse dy milionë punëtorëve në ekonominë më të madhe të Evropës do të kenë një rritje të madhe të pagës.

Tre parti politike gjermane ranë dakord të formojnë një qeveri të re të mërkurën, me socialdemokratin e majtë Olaf Scholz të vendosur të pasojë Angela Merkelin, si kancelar pas negociatave të gjata të koalicionit, raporton cnn.

Si pjesë e marrëveshjes së koalicionit, vendi planifikon të rrisë pagën minimale në 12 euro në orë, nga norma aktuale prej 9,60 euro në orë.

Ky veprim mund të rrisë të ardhurat e gati dy milionë njerëzve në Gjermani që fitojnë paga minimale, ose rreth 5 për qind të punëtorëve, sipas Carsten Brzeski, një ekonomist në ING. Ai tha se lëvizja ishte “qartësisht e rëndësishme”.

Paga minimale ishte vendosur tashmë të rritet në 10,45 euro në muajin korrik të vitit 2022. Teksti i marrëveshjes së koalicionit nuk thoshte se kur do të hyjë në fuqi rritja më e madhe e njëhershme. /Telegrafi/