LAJMI I FUNDIT:

Gjermania planifikon ofrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, nga muaji shtator

Gjermania planifikon ofrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, nga muaji shtator

Gjermania planifikon të fillojë të ofrojë dozën përforcuese të COVID-19 – apo dozën e tretë – për të moshuarit dhe personat në rrezik nga 1 shtatori, sipas një draft dokumenti të parë nga AFP të dielën, derisa shqetësimet rriten në lidhje me përhapjen e variantit Delta.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, plani rekomandon gjithashtu promovimin e vaksinimit te personat nga mosha 12 deri te ajo 17-vjeçare, që do të shkonte më tej se sa udhëzimet e mëparshme të lëshuara nga rregullatori i vaksinave në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe 16 ministrat rajonalë të shëndetësisë të Gjermanisë pritet të përfundojnë planet, të hartuara nga zyrtarët e ministrisë, në një takim të hënën.


Ekipet e vaksinimit do të dërgohen në shtëpitë e kujdesit për të ofruar dozat përforcuese të vaksinave nga Pfizer-BioNTech ose të Moderna-s për banorët, pavarësisht se cilën vaksinë e kishin marrë në fillim, thuhet në dokument.

Mjekët gjithashtu do të jenë në gjendje të administrojnë dozën përforcuese për ata që kualifikohen, siç janë të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori