LAJMI I FUNDIT:

Gjermania pajtohet t’i lehtësojë procedurat për marrjen e shtetësisë për emigrantët

Gjermania pajtohet t’i lehtësojë procedurat për marrjen e shtetësisë për emigrantët

Kabineti gjerman i ka miratuar planet për ta lehtësuar rrugën drejt shtetësisë për emigrantët dhe për të lejuar më shumë njerëz të kenë nënshtetësi të dyfishtë.

Sipas rregullave të reja të propozuara, të cilat ende duhet të miratohen nga Bundestagu, natyralizimi në Gjermani do të ishte i mundur pas pesë vjetësh në vend të tetë vjetëve sa është tani.


Ata që janë veçanërisht të integruar mirë dhe kanë aftësi shumë të mira të gjuhës gjermane do të mund ta marrin nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh. Qytetarët e rinj potencial do të duhet të tregojnë se nuk janë të varur nga ndihmat sociale të shtetit, megjithëse do të ketë përjashtime nga ky kusht.

Projektligji do t’ua hapë gjithashtu derën më shumë njerëzve që të mbajnë nënshtetësi të dyfishtë.

E drejta për shtetësi të dyfishtë në përgjithësi është aktualisht e kufizuar për qytetarët e BE-së dhe zviceranëve, megjithëse janë bërë disa përjashtime.

Rishikimi i legjislacionit ishte një premtim kryesor i bërë nga qeveria e koalicionit të udhëhequr nga qendra e majtë e kancelarit Olaf Scholz kur erdhi në pushtet në fund të vitit 2021.

Vendi me ekonominë më të madhe në Evropë po përpiqet gjithashtu të tërheqë punëtorë të huaj për t’i plotësuar mungesat akute të fuqisë punëtore dhe dëshiron ta bëjë veten një destinacion më tërheqës. /REL/