Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel në një intervistë speciale për Telegrafin me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu tha se Bashkimi Evropian po humb besueshmërinë pasi nuk janë duke lejuar që kosovarët të udhëtojnë lirshëm. Ajo tha se lidhur me liberalizimin e vizave ka një mundësi gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Evropian dhe kjo duhet të shfrytëzohet.
Viola von Cramon ka thënë se Kosova ka shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, nepotizimit dhe sundimit të ligjit.
Ajo tha se Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë që procesi për liberalizimin e vizave të ecë para gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Evropian, që do të nisë nga 1 korriku 2020.
“Unë besoj se kjo është një mundësi, të cilën duhet ta përdorim. Kanë kaluar gati dy vjet, që i gjithë liberalizimi i vizave ka ngecur në Këshill. Berlini e kupton atë që është në rrezik, dhe shumica dërmuese e Parlamentit Evropian gjithashtu janë në favor të kësaj. Ne po humbasim besueshmërinë tonë pasi që nuk jemi duke lejuar që kosovarët të udhëtojnë lirshëm në BE”, tha ajo.
Por, von Cramon ka thënë se Kosova dhe institucionet e saj duhet të fokusohen shumë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.
“Kosova ka shumë për të bërë në luftimin kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, për shembull. Por është një detyrë e madhe luftimi i nepotizmit dhe kapja e shtetit, e cila nuk është një detyrë e lehtë. Ne ndonjëherë kemi qenë duke u përqendruar shumë në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, por duhet të sigurohemi që jeta e qytetarëve do të përmirësohet me të vërtetë. Në këtë aspekt, Parlamenti Evropian ka një rol të rëndësishëm, sepse ne mund ta shtyjmë qeverinë të zbatojë rregulloret, të cilat ata tashmë i kanë miratuar, si ajo që ka të bëjë me ndotjen e ajrit. Por ne gjithashtu kemi ndikim në Komisionin Evropian dhe se si përdoret aktualisht mbështetja që po jep BE-ja dhe çfarë po mbështesim. Një nga pjesët më të rëndësishme të punës sonë si raportues të qëndrueshëm janë raportet vjetore të progresit, ku ne mund të sinjalizojmë qartë atë që shohim dhe cilat janë pritjet tona. Fatkeqësisht, ka pasur një vonesë të madhe në këto raporte, pjesërisht për shkak të Komisionit të ri dhe metodologjisë së tyre të re për zgjerim dhe më pas kriza shëndetësore shkaktoi po ashtu vonesa, por ne presim së pari raportin e progresit të Komisionit për në shtator dhe gjithashtu prezantimet e pozicionit të Parlamentit pritet për vjeshtë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania