Në Gjermani deri tani luftimi i Coronës kishte shkuar mirë. Por numri i turistëve të infektuar po rritet. Dhe këtë javë landet e para kanë filluar mësimin e rregullt pas pushimeve verore.
Mecklenburg-Vorpommern, Hamburgu, Berlini, Brandenburgu, Schleswig-Holsteini dhe Nordrhein-Westfalen janë landet e para që deri nga mesi i javës së ardhshme fillojnë mësimin e rregullt shkollor. Pas pushimeve verore mësimi do të zhvillohet normalisht pra, me orar të plotë dhe në formacion të plotë. Sa e suksesshme do të jetë kjo?
“Ne të gjithë dëshirojmë normalitet. Por jemi në një gjendje jo normale”, paralajmëron kryetarja e shoqatës mjekësore Marburger Bund, Susanne Johna, e cila e sheh Gjermaninë në valën e dytë tipike për pandemitë. Numri i infektimeve është në rritje.të vazhdueshme . “Tashmë jemi në një valë të dytë, por më të sheshtë”, tha Johna në një intervistë për gazetën “Augsburger Allgemeine”.
Në marsin të këtij viti shkollat u mbyllën për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Mësimi u bë për muaj të tërë në distancë. Fëmijët mësonin nga shtëpia. Vetëm disa javë para se të fillonin pushimet verore, ata u kthyen nëpër shkolla në grupe të vogla dhe orar të reduktuar.
Disiplina po bie
Mjekja paralajmëron se vala e dytë mund të frenohet vetëm me zbatimin e rregullave per distancën dhe higjienën, për sa kohë nuk ekzistojne barnat për trajtimin e Covid-19. Por për këtë nevojitet disiplinë, dhe kjo sa vjen e bie te të gjithë qytetarët.
Vetëm jashtë klasave duhet të ruhet distanca. Në klasa vetë kjo nuk do të jetë e mundshme, sepse nuk ka mjaftueshëm mësues. Në landin me popullsi më të lartë, Nordrhein-Westfalen, duke filluar nga klasa e pestë e lartë mbajtja e maskës në klasë është me detyrim.
Që tani mund të thuhet me siguri se në shkolla do të kthehen edhe fëmijët e infektuar. Testet e bëra me pushuesit e kthyer tregojnë se 2,5 për qind e tyre rezultojnë të infektuar. Por deri tani në këto testime vullnetare marrin pjesë vetëm 40 përqind e të kthyerve. Pra, përqindja reale mund të ishte si më e lartë, ashtu edhe më e ulët. Këtë javë pritet që të hyjë në fuqi një ligj për vendosjen e testimit të detyrueshëm për pushues që kthehen nga zonat e krizave.
Virologia nga Mynihu, Ulrike Protzer, megjithatë paralajmëron se testet negative nuk japin informacion të sigurt për mosinfenktim. Virusi mund të ndodhet në fazën e inkubacionit. “Kjo mund të përjashtohet vetëm nëse bëhet një test i dytë pas katër-pesë ditësh”, tha ajo në një intervistë në ARD.
Autoritetet zyrtare duan ta parandalojnë përhapjen e virusit edhe duke identifikuar dhe vepruar me shpejtësi në ato zona që janë më të prekura. Spitalet janë të përgatitura për një rritje të numrit të pacientëve me COVID-19. Qeveria dhe politikanët po përpiqen ta ruajnë të përditshmen sa të munden, sepse ata nuk duan kurrsesi që të ketë sërish mbyllje. “Bindja jonë është se një gjendje si në pranverë nuk duhet të ndodhë”, theksoi ministrja e arsimit të landit Schleswig Holstein, Karin Prien.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit
"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj