LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ndan 12.65 milionë euro për ngrohjen qendrore të Termokosit me energji solare

Gjermania ndan 12.65 milionë euro për ngrohjen qendrore të Termokosit me energji solare

Ministri i Financave, Hekuran Murati njofton se Qeveria e Gjermanisë ka zotuar edhe 12.65 milionë euro shtesë për ngrohjen qendrore me energji solare.

Murati në profilin e tij në Facebook ka treguar se ky projekt do të fillojë shumë shpejt.

“Si rezultat i thellimit të bashkëpunimit të mirë, Qeveria Gjermane ka zotuar edhe 12.65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qendrore me energji solare që pritet të fillojë shumë shpejt. Këto mjete do të jenë grant, dhe e sjellin në mbi 26 milionë euro gjithsej kontributin e Qeverisë Gjermane në formë granti për këtë projekt”, ka njoftuar Murati, përcjell Telegrafi.

“Projekti në fjalë parasheh rritjen e kapacitetit për ngrohje qendrore, dhe mundëson zgjerimin e mëtejmë të rrjetit të Termokos-it, duke mundësuar efiçiencë shtesë e shfrytëzim të burimeve të ripërtërishme. Kjo po ashtu nënkupton që më shumë familje të kenë ngrohje me çmim të përballueshëm, duke rezultuar kështu edhe në zvogëlim të konsumit të energjisë elektrike që përdoret për ngrohje”, përfundon ai. /Telegrafi/