Gjermania, mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s
Ministri për punë të jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot qëndroi në vizitë pune në Gjermani, në suaza të së cilvs realizoi takim me homologun e tij, Ministrin federal për punë të jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Në takimin me kolegun e tij gjerman, Dimitrov përsëriti vullnetin e fuqishëm politik dhe aktivitetet e Qeverisë së re të Maqedonisë të orientuara drejt rikthimit të vendit në rrugën e integrimeve drejt BE dhe NATO, duke i zbatuar reformat e domosdoshme me qëllim të përforcimit të procesit të integrimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk duam reforma të rreme, duam sistem të balancit dhe kontrollit. Dëshirojmë një Maqedoni evropiane, sundim të ligjit dhe sistem të meritokracisë sepse në këtë mënyrë do të mund të nxisim të rinjtë tonë të mbeten në vend. Nga Berlini largohemi të inkurajuar fortë, me porosi të qarta për përkrahje ndaj sfidave që na presin në këtë rrugë të integrimeve”, tha Dimitrov.
Ministri gjerman Gabriel e konfirmoi përkrahjen e Gjermanisë në plotësimin e prioriteteve strategjike të Maqedonisë, duke theksuar se Gjermania do të vazhdojë të japë mbështetje të fuqishme për angazhimet për integrim drejt BE dhe NATO. Ai i përshëndeti nismat e Maqedonisë në drejtim të krijimit të politikave për fqinjësi të mirë duke konstatuar se veprimet e ndërmarra janë tregues i qartë i orientimit evropian të Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare