LAJMI I FUNDIT:

Gjermania i kundërpërgjigjet Trumpit: Nuk i kemi borxh NATO-s

Gjermania i kundërpërgjigjet Trumpit: Nuk i kemi borxh NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, i ka hedhur poshtë sot pohimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen.

“Nuk i kemi borxh NATO-s,” ka thënë Leyen në një komunikatë.


Ajo ka shtuar se është gabim që ta lidhësh vetëm me NATO-n cakun e aleancës për anëtarët që të shpenzojnë 2 përqindëshin e të hyrave të tyre ekonomike në mbrojtje deri në vitin 2024.

“Shpenzimet e mbrojtjes po ashtu shkojnë në misionet paqeruajtëse të OKB-së, në misionet tona evropiane dhe në kontributin tonë për ta luftuar ISIS-in”, ka shtuar ajo, transmeton Express.

Ndërkohë, Trump shkroi dje në Twitter, vetëm një ditë pasi e takoi kancelaren gjermane Angela Merkel, se “Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe SHBA-së”.