LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kundër kriptovalutës Libra

Gjermania kundër kriptovalutës Libra

Qeveria Gjermane është kundër dhënies së aprovimit për kriptovalutës Libra në Evropë.

Siç raporton Der Spiegel, duke cituar një anëtar të partisë konservatore të Angela Merkel.


“Në momentin që një entitet që hedh në qarkullim një monedhë dixhitale dhe dominon tregun, çdo gjë bëhet edhe më e vështirë për konkurrentët”, tha ligjvënësi konservator Tomas Heilmann.

Ai tha se edhe Social Demokratët (SDP) kishin të njëjtin qëndrim. Qeveria Gjermane është e hapur përballë idesë së krijimit të një kriptomonedhe dixhitale publike.

Kriptovaluta e Facebook u prezantua në muajin qershor dhe pavarësisht se kontrollohet nga një organizatë jofitimprurëse me seli në Zvicër dhe jo Facebook, ka ngjallur shumë shqetësime tek vende dhe autoritete rregullatorë të ndryshme. /Telegrafi/