LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ka nevojë për rreth 400 mijë emigrantë të kualifikuar në vit, thotë shefi i agjencisë së punës

Gjermania ka nevojë për rreth 400 mijë emigrantë të kualifikuar në vit, thotë shefi i agjencisë së punës

Gjermania ka nevojë për rreth 400.000 emigrantë të kualifikuar në vit për të kompensuar mungesat e punës, tha kreu i agjencisë së punës në vend, në vërejtjet e publikuara të martën.

“Për mua kjo nuk ka të bëjë me azilin, por për emigracionin e synuar për boshllëqet në tregun e punës”, ka thënë Detlef Scheele, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit (BA), për të përditshmen Sueddeutsche Zeitung, përcjell Telegrafi.


“Nga kujdesi shëndetësor, tek logjistikët dhe akademikët – do të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar kudo”, citohet të ketë thënë tutje ai.

Ai e hodhi poshtë rezistencën e mundshme ndaj migrimit si një zgjidhje për çështjet e punës.

“Mund të ngrihesh dhe të thuash: Ne nuk duam të huaj. Por kjo nuk funksionon”, tha Scheele. “Fakti është se Gjermanisë po i mbarojnë punëtorët”.

Siç vë në pah dpa, përcjell Telegrafi, për shkak të zhvillimeve demografike, numri i punëtorëve të mundshëm të moshës profesionale tipike do të ulet me gati 150,000 këtë vit, sipas shefit të agjencisë së punës.

“Do të jetë shumë më dramatike në vitet e ardhshme”.

Scheele e quajti mungesën e fuqisë punëtore një çështje kryesore me të cilën qeveria e ardhshme duhet të merret pas zgjedhjeve federale në Gjermani muajin e ardhshëm. /Telegrafi/