Kosova ka marrë mbështetjen e dy shteteve të fuqishme, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE), por jo edhe të Francës.
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një konferencë për media të mbajtur të premten në Prishtinë, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvallën, tha se Gjermania do ta mbështes me të gjitha kapacitetet e saj aplikimin për anëtarësim të Kosovës në KiE.
“Ne e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Ne do ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet evropiane. Ne jemi pro dhe do ta mbështesim me të gjitha kapacitetet tona aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Shpresojmë të kontribuojmë në këtë proces”, ka thënë Sarrazin, para mediave.
Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetjen për procesin dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mezi pret ta sheh Kosovën si pjesë të kësaj organizate.
“Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës, familje që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në procesin e aplikimit për anëtarësim”, ka shkruar Rohde.
Edhe Grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria gjermane mbështetje aktive për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në një deklaratë për media, të enjten në mbrëmje, deputeti i CDU-së, Michael Brand, ka thënë se “kërkesa e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një hap logjik”.
Mbështetje për anëtarësim në këtë mekanizëm Kosova ka marrë edhe nga Britania e Madhe.
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka uruar suksese Kosovës në aplikimin e saj në Këshillin Evropian.
Abbot, përmes një postimi në Facebook, aplikimin e Kosovës e ka cilësuar si shenjë të gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar.
“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj. Gjithashtu është një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin ndërkombëtar Kosovës i uroj suksese!”, ka shkruar ambasadori britanik.
Ndryshe nga Gjermania e Britania, Franca ka hezituar t’i japë mbështetje Kosovës në këtë rrugëtim.
Ambasada e Francës në Kosovë ka deklaruar se i takon Kosovës si shtet sovran që të aplikojë për anëtarësim në KiE, megjithatë ka kthyer vëmendjen që prioritet aktual është rinisja e dialogut me Serbinë.
“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit”, thuhet në deklaratën e ambasadës franceze.
Tutje, thuhet se “ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”.
Kjo deklaratë e ambasadës ishte konfirmim i atyre të ambasadorit të Francës në Beograd, Pierre Corhard, i cili ka thënë për “TV Nova” se Franca nuk i përkrah vendimet e njëanshme.
“Ne i përkrahim përpjekjet e Miroslav Lajçakut, përkrahim ftesën e Gjermanisë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Aplikimi për Këshill të Evropës ishte vendim i njëanshëm dhe ne nuk i përkrahim vendimet e tilla dhe e konsiderojmë prioritet dialogun”, është shprehur ai gjatë ditës së premte.
“I kuptojmë aspiratat e Kosovës për të hyrë në institucionet evropiane dhe e mirëpresim faktin që janë rreshtuar krah pozicioneve evropiane për Ukrainën. Megjithatë, lëvizjet e njëanshme nuk i lehtësojnë gjërat dhe mund të çojnë në tensionime”.
Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar të enjten fizikisht aplikimin në këtë institucion.
Njohësit e integrimeve evropiane kanë deklaruar për Telegrafin se gjasat që Kosova të marrë përgjigje pozitive për anëtarësim në këtë institucion janë reale dhe të pritshme, por janë shprehur skeptikë që kjo çështje do të marrë epilog gjatë vitit 2022.
Këshilli i Evropës ka 46 shtete anëtare. Për t’u anëtarësuar, Kosovës i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare. Shpresat për pranim janë shtuar pas largimit të Rusisë nga ky mekanizëm.
Vlerësohet se përfitimi kryesor i një anëtarësimi të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë për qytetarët pasi ata do të kenë qasje në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut. Pos kësaj është edhe aspekti diplomatik dhe politik i afirmimit të shtetësisë së Kosovës. Shtetasit e Kosovës do të mund t’i drejtoheshin këtij institucioni nëse do të mendonin se u janë shkelur të drejtat e tyre nga shteti i Kosovës apo cilido shtet anëtar i Këshillit. Mirëpo, kjo mund të arrihet vetëm kur janë shterur të gjitha mundësitë ligjore brenda vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takon Elon Musk në Paris
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Çupiq: Sulme të tilla kërkojnë hetim urgjent
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic