Çdo njeri dëshiron të jetë i lumtur, prandaj edhe shkenca që merret me lumturinë ka fituar shumë vëmendje viteve të fundit
Hulumtuesit anë e mbanë globit kanë filluar të prodhojnë raporte mbi çështjen e lumturisë dhe psikologjinë pozitive, e cila fokusohet në atë çfarë i bën individët dhe komunitetet të jenë shumë të lumtur, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh se janë kryer tërë këto hulumtime e studime, hulumtuesit besojnë se rreth 40% e lumturisë sonë varet nga vetë ne; pjesa tjetër përcaktohet nga gjenetika dhe faktorët e jashtëm.
Pra, kjo nënkupton se ne mund të bëjmë më shumë se ç’kemi menduar për ta kontrolluar lumturinë tonë.
Më poshtë i keni disa këshilla nga shkencëtarët se si mund ta ndihmoni veten sa i përket lumturisë.
– Lidhjet janë esenciale. Një studim i përmasave të mëdha, i cili ka zgjatë për më shumë se 70 vite, ka zbuluar se personat më të lumtur dhe më të shëndetshëm janë ata që kultivojnë lidhje të forta me njerëz të cilëve iu besojnë.
– Koha është më e çmueshme se paratë. Një numër studimesh kanë treguar se personat e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë në jetët e tyre sesa para.
– Ia vlen të ndaleni për ta shijuar aromën e trëndafilave… Personat që ndalen për të reflektuar mbi gjërat e mira në jetën e tyre raportojnë se ndihen më të kënaqur sesa ata të cilët nuk e bëjnë të njëjtën gjë.
– Veprimet e mira e rrisin disponimin. Shëtitni miqtë me veturë apo shpenzojeni një pasdite duke bërë punë vullnetare. Kjo sepse hulumtimet tregojnë që personat zemërgjerë të cilët kryejnë veprime të mira janë më të lumtur.
– Ushtrimet fizike janë më shumë sesa veç djegie e kalorive. Shumë studime tanimë e kanë dëshmuar se nivelet e rritura të aktivitetit fizik janë të ndërlidhura me nivele të larta të lumturisë. Ushtrimet fizike ndihmojnë edhe në lehtësimin e simptomave të sëmundjeve mendore.
– Argëtimi është më i vlefshëm sesa gjërat materiale. Njerëzit kanë tendenca të jenë më të lumtur nëse shpenzojnë para për përvoja të reja, në vend se të shpenzojnë para për gjëra të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën