LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që duhet t’ia thoni çdo njeriu që vuan nga depresioni

Gjërat që duhet t’ia thoni çdo njeriu që vuan nga depresioni
GettyImages

Depresioni shkakton shumë të këqija në shëndetin mendor dhe atë fizik

Njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë tendenca të kenë më shumë mendime gjatë ditës, kryesisht negative dhe askush nuk mundet t’i kuptojë se si ndjehen ata.


Në situata të tilla, nuk mundesh që thjesht të takohesh me të dhe t’i thuash çfarë të duash. Por, duhet ta vëzhgoni atmosferën dhe t’i afroheni personit në fjalë në atë mënyrë që nuk e ofendoni atë, transmeton Telegrafi.

Duhet të keni kujdes me fjalët dhe sjelljet, pasi që çdo gjë mund ta lëndoj atë.

Sidoqoftë, nëse nuk dini si ta inkurajoni një person që vuan nga depresioni, atëherë ja disa këshilla se çfarë t’i thoni dikujt që vuan nga depresioni.

Nuk jeni vetëm

Në raste depresioni njerëzit ndjehen vetëm. Ata ndjehen sikurse nuk ka ndonjë njeri në botë me të cilin mund t’i ndajnë ndjenjat dhe emocionet. Prandaj, tregoni atyre që nuk janë vetëm dhe se jeni me ta në të mirat dhe këqijat e tyre.

Sëmundjet psikosomatike dhe trajnimet motivuese!
Lexo po ashtu Sëmundjet psikosomatike dhe trajnimet motivuese!

Nuk është faji yt

Njerëzit “rrëshqasin” në depresion kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, apo kur pushtohen nga ndjenja e fajit. Ata e humbin besimin dhe mendojnë se për çdo gjë është faji i tyre, gjë që e keqëson situatën. Prandaj, uluni me ta dhe bëni të kuptojnë që jo çdo gjë është faji i tyre.

Jam këtu për ty

Bëjeni personin t’ju besoj që ju brengoseni për të dhe se do të bëni çdo gjë për të. Kaloni kohë me të dhe thoni se do të jeni gjithmonë aty për të.

Kjo kohë e vështirë do të kaloj…

Kohërat e mira dhe të këqija kalojnë. Çdo gjë ndryshon me kalimin e kohës, prandaj secili duhet të keni durim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori