Peshorja, është shenja e dytë në treshen e shenjave të ajrit. Të udhëhequr nga Venera, kjo shenjë e ka bukurinë me tepri
Janë persona që e kanë të bukurën në fytyrë, në veshje, por edhe në sjellje. Një Peshore të bën për vete menjëherë.
E dini për çfarë qëndron simboli i Peshores në Zodiak? Tregon peshoren e drejtësisë, balancën midis të mirës dhe të keqes.
Aty ku eleganca takohet me bukurinë dhe sensualitetin, aty gjendet Peshorja. Të rafinuar dhe të balancuar, observues dhe diplomat. Ata kërkojnë qetësi dhe janë shumë të lidhur me artin dhe muzikën. Ata kërkojnë që gjithçka përreth tyre të jetë e bukur.
Për disa mund të jetë sipërfaqësore, por për ata është shumë e rëndësishme që t’ iu kënaqet syri me atë që shohin. Madje t’ iu kënaqët dhe mëndja.
Personat e kësaj shenje janë të hijshëm, inteligjentë dhe shumë sharmant, kot nuk janë dhe shenja më flirtuese e Zodiakut. Asnjë nuk mund t’i rezistoj sharmit të tyre.
Kjo shenjë i do marrëdhëniet, madje e ka shumë të rëndësishme harmoninë në marrëdhënie, megjithatë është shumë e vështirë të gjesh një partner siç e do Peshorja. Ata dua dikë që t’ i dojë por në të njëjtën kohë të jenë tolerant ndaj gjithë flirteve dhe pëlqimeve të tyre. Më falni por ku gjenden këta?
Shenja që do harmoni dhe balancë, shpesh është ajo që sjellë c’ balancim dhe shumë debate. Në momentet e tyre më të këqija ata janë narcisë dhe nuk mendojnë dot për askënd përveç vetes.
E kanë të pamundur të marrin vendime, qofte edhe për situata shumë të rëndësishme, për jetë a vdekje. Shumica e marrëdhënieve të tyre përfundon sepse ata nuk gjejnë dot të mesmen e artë.
Edhe pse shpesh duket sikur janë indiferentë rreth situatave në jetë, ata shqetësohen shumë dhe një nga gjërat që i shqetëson më shumë është që të gjejnë partnerin ideal, por harrojnë që janë dhe ata që duhet të përshtaten dhe mbi të gjithë të mos jenë aq egoistë sa janë. Kur mendon që janë shenja e balancës, nuk janë fort të balancuar…
Edhe pse të udhëhequr nga planeti i dashurisë, kur vjen puna tek marrëdhëniet një Peshore do të zgjedhë dikë që i leverdis mbi të gjitha. E çuditshme, por e vërtetë. Kur vjen puna tek llogaritë kjo shenjë është shumë e shkathët. Gjithmonë shohin interesin e tyre. Nuk do të thotë që nuk ju duan, thjeshtë duan më shumë veten.
Në punë një Peshore do të shkëlqente si diplomant, disenjator dhe në çdo fushë të artit pa përjashtim. Sensi që kanë për të bukurën i lidh drejtpërdrejtë me artin, shkruan Living.
Nëse punon për një Peshore duhet të dish të zgjedhësh me kujdes dhe të jesh analizues i mirë. Ata e vlerësojnë shumë këtë gjë.
Kësaj shenje i pëlqen drejtësia dhe të njëjtën gjë kërkon dhe nga vartësit dhe diçka tjetër: Duhet të dukeni gjithmonë mrekullisht mirë! Ata mund të sillen sikur nuk i intereson pamja juaj e jashtme, por ju nuk e besoni këtë… /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre