LAJMI I FUNDIT:

Gjeorgjia hap Konsullatë të Nderit në Shkup

Gjeorgjia hap Konsullatë të Nderit në Shkup

Sot në Shkup do të hapet Konsullata e Nderit e Gjeorgjisë.

Në Shkup sot do të hapet Konsullata e Nderit të Gjeorgjisë, si një impuls në thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve dhe popujve në shumë sfera pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë në vitin 2019.


Fjalimet e Tamara Liluashvili, ambasadore jorezidente e Gjeorgjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje dhe Marko Andonov, Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin Amerikan Kolegji Shkup dhe Konsull Nderi i Gjeorgjisë në vend.

Të pranishëm do të jenë edhe pjesëtarë nga komunitetit të biznesit dhe akademik, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe trupit diplomatik, si dhe shtetasve të Gjeorgjisë që jetojnë dhe punojnë në vend./Telegrafi/