LAJMI I FUNDIT:

Gjeniu 7-vjeçar i pikturës

Gjeniu 7-vjeçar i pikturës

Britaniku 7-vjeçar, Kieron Williamson, është cilësuar si gjeni i vërtetë, pasi brenda 14 minutash ka arritur t’i shiste 16 piktura të tij për një shumë prej 19.000 eurosh.

Blerësit nga Kanadaja dhe Japonia kanë paguar më shumë se 1.000 euro për pikturat e tij në vaj, akuarel dhe pastel, që portretizojnë natyrën e Norflokut.

Po ashtu, edhe në një ankand që është zhvilluar kohë më parë, Kieron kishte shitur 19 vepra të tij për më shumë se 15.000 euro.

“Pronari i Galerisë “Picturecraft”, Adrian Hill e ka krahasuar Kieronin me Picasson.


Është fakt interesant se ky djalosh deri para një viti nuk kishte shfaqur interesimin e tij për pikturë, ndërsa për herë të parë kishte filluar të pikturonte gjatë pushimit me prindërit e tij.

Talenti i tij është vërejtur nga piktorja e fashme Carol Ann Pennington, e cila është lajmëruar vullnetare t’i japë atij mësim.

Veprat e tij janë cilësuar si të përkryera, pasi Kieron është treguar si mjeshtër i madh i manovrimit me dritë, ngjyra dhe nuanca, ndërsa çmimi i pikturave të tij është rritur ndjeshëm pasi shumica e njerëzve besojnë se ky djalosh dikur do të bëhet njeri shumë i famshëm, andaj duan të kenë vepra të tij. /Telegrafi