Gjenetika lidhet jo vetëm me shijet tona për pije e ushqime, por edhe me zhvillimin e sëmundjeve

Një studim i botuar në “Nature Human Behavior”, i kryer nga Universiteti Osaka dhe Riken Center, studioi lidhjen që ekziston mes gjeneve dhe ushqimit/shijes
Çfarë u zbulua?
Shijet tona në ushqim dhe pije lidhen me gjenet tona, gjë që ndikon gjithashtu në zhvillimin e disa sëmundjeve që lidhen me zakonet e të ngrënit.
“Është e vërtetë që ne jemi ajo çfarë hamë, por tani mund të themi gjithashtu se ne hamë ato çfarë jemi”, thotë Yukinori Okada, një prej autorëve të studimit, shkruan CNN.
Më shumë detaje për studimin:
Kërkimi analizoi zakonet e të ngrënit të mbi 160.000 japonezëve, duke studiuar gjenet e pjesëmarrësve e duke filluar nga shijet e tyre në tryezë. U konsideruan në mënyrë specifike 13 zakone të ngrënies, përfshirë konsumin e alkoolit, kafesë, çajit jeshil, qumështit, kosit, djathit, peshkut, perimeve, mishit dhe natto-s, një ushqim tipik japonez i prodhuar nga soja e fermentuar.
Rezultati tregoi për 10 lidhje të reja midis dietës dhe gjenomit, katër prej të cilave kishin të bënin me konsumin e kafesë dhe tre me konsumin e alkoolit.
Në veçanti, studiuesit zbuluan se një variacion i veçantë i gjenit (polimorfizmi i vetëm nukleotid, SNP) i lidhur me konsumimin e kafesë ose alkoolit, ishte i lidhur pothuajse me të gjitha zakonet e ngrënies.
Për të përcaktuar nëse ndonjë nga SNP-të e shoqëruara me dietë ishte gjithashtu i lidhur me ndonjë sëmundje gjenetike, studiuesit kryen studime të lidhjes gjenomike, për të kuptuar nëse këto janë të lidhura me disa tipare specifike, në këtë rast, një sëmundje.
Rezultatet treguan se gjashtë nga SNP-të kishin lidhje me fenotipin, domethënë karakteristikën e të paktën një sëmundjeje, përfshirë disa forma të kancerit dhe diabetit të tipit 2. Thënë thjesht, gjenet do të ndikonin jo vetëm shijet tona për sa i përket ushqimit, por edhe në predispozitat për të zhvilluar disa lloje të sëmundjeve gjenetike.
Studimi dhe rezultatet e tij mund të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme: Duke njohur preferencat tona gjenetike për ushqime të caktuara, veçanërisht alkoolin, do të jetë e mundur të identifikohen ata që tentojnë të abuzojnë me to, duke parandaluar dëmtimet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi