Kërkuesit më në fund mendojnë se i kanë dhënë fund debatit nëse lind me gjenet e pasurisë apo e arrin suksesin, bazuar te mjedisi ku jeton. Ata mbështesin teorinë se familja ndikon më shumë se gjenet.
Nëse prindërit tuaj janë të pasur, atëherë edhe ju keni më shumë gjasa të jeni po ashtu të pasur. Mund të trashëgoni nga ata paratë, por jo gjenet që ju shtyjnë drejt pasurimit të mëvonshëm në jetë.
Shkencëtarët kanë debatuar prej kohësh nëse pasuria është çështje gjenetike apo kulture, në të cilën rriten fëmijët.
Tanimë, një studim i ri pretendon se i ka dhënë zgjidhje debatit. Edukimi dhe procesi i rritjes janë shumë më të rëndësishme sesa natyra, kur vjen puna për të grumbulluar pasuri.
“Biologjia e trupit është një faktor i vogël në pasuri”, thotë Kaveh Majlesi, një profesor i ekonomisë në Universitetin Lund të Suedisë dhe bashkautor i studimit.
Studime të mëparshme janë përpjekur të zbulojnë një “gjen pasurie”, i cili mund të shpjegojë se si karakteristikat gjenetike bëjnë që pasuria të transmetohet.
Megjithatë, studimi më i fundit zbuloi se pasuria e një fëmije të birësuar – përpara se të merrte një trashëgimi – është e ngjashme me atë që kanë prindërit birësues, në vend të pasurisë së prindërve biologjikë.
Studimi analizoi të dhëna nga 2519 fëmijë suedezë, të cilët u birësuan nga viti 1950 deri më 1970-n. Kërkuesit më pas i krahasuan këto të dhëna me pasurinë e përgjithshme të të rriturve në Suedi nga viti 1999 deri në 2007-n.
Kjo i lejoi shkencëtarët të krahasojnë pasurinë e të rriturve të adoptuar me pasurinë e prindërve biologjikë dhe atyre birësues, shkruan Shqip. Prindërit biologjikë ishin zakonisht më të rinj, më të varfër dhe më pak të arsimuar, sesa prindërit birësues.
Kërkuesit zbuluan se prindërit birësues kishin 1.7 deri në 2.4 herë më shumë efekt në pasurinë e fëmijëve të adoptuar, krahasuar me prindërit biologjikë. Profesor Majlesi, megjithatë, tha se mund të kishte qenë më i fuqishëm në shtete si SHBA-ja, sepse atje ka më tepër pabarazi ekonomike.
Zbulimet tona sugjerojnë se kalimi i pasurisë nuk ndodh për shkak se fëmijët e familjeve të pasura janë për nga ana gjenetike më të aftë në këtë drejtim”, thanë kërkuesit.
Të varfrit që u bënë të pasur
“Paraja sjell paranë”, por këta persona, për të cilët do të lexoni më poshtë, nuk kishin asnjë kacidhe derisa arritën të bëjnë miliarda.
Howard Schultz
Tanimë Howard Schultz vlen më shumë se 2 miliardë dollarë, pasi ai është kreu i rrjetit të famshëm të Starbucks në SHBA. Por, përpara kësaj, ai jetonte në një kompleks për të varfrit dhe është shprehur se e ndiente gjithnjë veten në anën e gabuar të shtresave sociale. Ai e zhvilloi biznesin Starbucks nga 60 dyqane në 16000 dyqane kudo në Amerikë.
Oprah Winfrey
Me prejardhje nga një familje e varfër, Oprah Winfrey u bë e para korrespondente televizive afrikano-amerikane në Nashvill. Pasuria e saj aktuale është miliarda dollarë, por përpara kësaj, ajo ishte veçse një person i varfër që gjeti suksesin në një program televiziv të mëngjesit.
Shahid Khan
Pasaniku Shahid Khan, i cili tanimë ka aq shumë miliarda në bankë sa nuk mund t’i numërojë, dikur lante pjatat për 1.20 dollarë në orë. Erdhi emigrant nga Pakistani në SHBA, ku realizoi ëndrrën e tij amerikane dhe tani drejton skuadra futbolli.
Li Ka-shing
Me të paktën 31 miliardë dollarë në llogarinë e tij bankare, Li Ka-shing është një biznesmen i fuqishëm, fillimisht falë kompanisë së tij të plastikës dhe më pas, edhe hyrjes në tregun e pronave të paluajtshme.
Harold Simmons
I rritur në një kasolle pa elektricitet apo mekanizëm uji, Harold ishte një nga më të pasurit në botë. Ai e nisi duke blerë një rrjet farmaceutik, të cilin më pas e shiti për shumë para.
Larry Ellison
Me minimumi 41 miliardë dollarë si pasuri, Larry Ellison nga Oracle, kaloi shumë vështirësi në jetë, që nga vdekja e së ëmës deri te punët e papërshtatshme. Ai krijoi në vitin 1977 kompaninë e softuerëve dhe që atëherë është një nga më të njohurat në teknologji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit