LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata re e Kia Optima vjen në version shumë më sportiv

Gjenerata re e Kia Optima vjen në version shumë më sportiv

Deri më tani, ndryshime të tilla nuk janë parë në Optima

Kia është duke punuar në gjeneratën e pestë të modelit Optima, që më herët është prezantuar si Kia K5, që pritet të quhet kështu edhe në të ardhmen, transmeton Telegrafi.


Megjithëse është parë dizajni i këtij modeli, Kia nuk ka bërë të ditur se çfarë ka nën kapak, deri më tani.

Versioni shumë më sportiv i këtij Kia, është bërë që të jetë në gjendje të rivalizojë me konkurrentët si Nissan Altima dhe Subaru Legacy.

Nën kapak të Optima, është motori me 1.6 litra që prodhon 177 kuaj fuqi, që është e ngjashme me kapacitetin e Hyundai Sonata.

Por, ka edhe versionin me 2.0 litra që prodhon 191 kuaj fuqi, duke e bërë shumë ëm të fuqishëm se sa ky konkurrent, derisa version Optima GT me 2.5 litra që arrin deri në 290 kuaj fuqi, është edhe më i fuqishëm.

Kjo i mundëson Kia Optima të re, që lansohet gjatë vitit që vjen, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë të zë për 6.6 sekonda. /Telegrafi/