Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd, ia ka refuzuar vizën shefit aktual të ushtrisë serbe Lubisha Dikoviq, pasi që është përgjegjës për krime lufte gjatë luftës në Kosovë, e jo për shkak të afërsisë së tij me Rusinë, kanë deklaruar për “Danas”, Nemanja Stjepanjoviq, studiues i Fondit për të Drejtat Humanitare, si dhe Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
“Autoritetet serbe kanë publikuar informacionin se arsyeja e refuzimit të vizës është afërsia e tij me Rusinë dhe pjesëmarrja në ushtrimet ushtarake të forcave ruse-bjelloruse, kurse më pas Dikoviq ka deklaruar publikisht: Jam i pastër, kurrfarë krimi nuk kam kryer e as urdhëruar”. Duket se shefi i ushtrisë serbe di diçka që autoritet nuk dinë, por ai dyshon se refuzimi i vizës ka të bëjë me të kaluarën e tij dhe se është i njollosur me krimet e luftës”, ka shtuar Stjepanoviq, transmeton Telegrafi.
Sipas Stjepanoviq, Fondi për të Drejtat Humanitare prej kohësh ka paralajmëruar për pjesëmarrjen e brigadës së 37-të të ushtrisë Jugosllave nën komandën e Dikoviqit, për sulmet e kryera në fshatrat ku janë kryer krime lufte ndaj civilëve shqiptarë.
“Shumë herë kemi thënë se një person me karrierë të tillë nuk do të duhej të ishte në krye të ushtrisë së një shteti që pretendon të jetë demokratike”, ka shtuar Stjepanoviq.
“Për këtë arsye nuk jemi të befasuar me vendimin që i është refuzuar viza amerikane. Se arsyeja që SHBA-të i refuzuan vizën për shkak të afërsisë me Rusinë nuk qëndron aspak, këtë gjë më së miri e dëshmon fakti se presidenti amerikan Donald Trump se fundi ka ftuar dy politikanë nga Serbia në Lutjet e mëngjesit, të cilët nuk e fshehin simpatinë dhe lidhjet me politikën dhe shtetin rus – siç është Ministri i Punëve të Jatshme, Ivica Daçiq dhe Ministri pa Portofol në qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq. Për këtë arsye jam i prirë t’i besojë Dikoviqit, i cili konsideron se e kaluara e tij e papastër është arsye e refuzimit të vizës”, ka thënë për fund Stjepanoviq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert