Gjeneral Wesley Clark, mirë se vini në Shkup! Ishte mbishkrimi në fotografinë gjigante e gjeneralit Clark në Teatrin Shqiptar të Shkupit. Ai, sot u shpall qytetar nderi i komunën së Çairit.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, para se t’i ndante çmimin e qytetar i nderit, tha se kontributi i gjeneralit Clark ishte kolosal për stabilitetin e rajonit.
“Angazhimi juaj i pa lëkundur për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin njerëzor ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë botën se paqja nuk është vetëm çështje e interesave strategjike por një angazhim moral për të mbrojtur jetën dhe të drejtat themelore të çdo individi”, deklalroi Visar Ganiu – Kryetari i Komunës së Çairit.
“Ishte një moment në kohë 25 vite më herët dhe më kujtohet dhe mbaj mend që në muajin pasardhës kishte shqetësim, konfuzion, tension.
Kishte thashetheme për konflikt dhe konflikt aktual. Kishte probleme në male këtu ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe në një mënyrë neper të gjithë këtë u shfaq paqja dhe demokracia është këtu…Sot është privilegj të jem këtu në Shkup, dhe të shoh paqen, prosperitetin dhe të ndjej entuziazmin, shpresën dhe besimi për të ardhmen”, deklaroi Wesley Clark – Gjeneral në pension i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
Wesley Clark është njëri nga personalitetet më meritore për vendimin që Aleanca Veriatlantike të intervenojë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik që po kryente Serbia. Wesley Clark, është gjenerali amerikan që dha urdhër për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe që ndaloi luftën në Kosovës. Gjatë 34 viteve të tij në Ushtrinë e SHBA-së, Wesley Clark u ngrit në rangun e gjeneralit me katër yje dhe si komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Clark komandonte Forcën Aleate të Veprimit, veprimi i parë i madh i NATO-s për luftën, i cili shpëtoi 1.5 milionë shqiptarë nga spastrimi etnik në Kosovë. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës