LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali rus vritet nga ushtarët ukrainas, po pilotonte aeroplanin luftarak që ushtria e Kievit e rrëzoi

Gjenerali rus vritet nga ushtarët ukrainas, po pilotonte aeroplanin luftarak që ushtria e Kievit e rrëzoi

Një gjeneral rus sipas të gjitha gjasave ishte vrarë nga ushtarët ukrainas. Bëhet fjalë për gjeneralin Kanamat Botashev, i cili humbi jetën kur aeroplani të cilin po e pilotonte u rrëzua nga ushtarët ukrainas.

63-vjeçari ishte piloti me gradën më të lartë që humbi jetën në luftën në Ukrainë. Siç raporton BBC, Rusia kishte raportuar se Botashev ishte pensionuar më herët, dhe se nuk kishte fluturuar me ndonjë aeroplan luftarak për më shumë se dhjetë vite.

Ukraina hyn në 'fazën më aktive të agresionit rus' - sulmi në frontin lindor 'më i madhi' i parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore
Lexo po ashtu Ukraina hyn në 'fazën më aktive të agresionit rus' - sulmi në frontin lindor 'më i madhi' i parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

Megjithatë nuk dihet pse ishte rikthyer në kabinën e pilotit të fluturakes ruse Su-25, që konsiderohet për rusët si një prej aeroplanëve të tyre më të sofistikuar, por që ukrainasve nuk iu desh shumë mund ta rrëzojnë.


Madje sipas zyrtarëve ukrainas, aeroplani luftarak u rrëzua si dhe fotografitë e copëzave të tij u publikuan në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori