LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali i lartë amerikan kërkon falje për paraqitjen në fotografi me presidentin Trump

Gjenerali i lartë amerikan kërkon falje për paraqitjen në fotografi me presidentin Trump

Gjenerali i lartë amerikan ka kërkuar falje që u paraqit në një fotografi me presidentin Donald Trump pas shpërndarjes me forcë të protestuesve paqësorë jashtë Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar.

Ai, siç bëhet e ditur e ka quajtur një veprim të tillë një “gabim” duke thënë se prania e tij “krijoi një perceptim të ushtrisë së përfshirë në politika e brendshme”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjeneral Mark Milley, kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit tha gjatë një fjalimi të para-regjistruar të lëshuar të enjten se i vjen keq për shoqërimin e Trumpit në një shëtitje nga Shtëpia e Bardhë drejt Kishës së Shën Gjonit javën e kaluar, ku ai u fotografua duke veshur uniformën e tij luftarake dhe duke lëvizur përmes Sheshit Lafayette.

Siç thuhet më tej, imazhet provokuan një valë të shpejtë kritikash nga ligjvënësit dhe disa ish-zyrtarë të lartë ushtarakë.

“Unë nuk duhet të kisha qenë atje. Prania ime në atë moment dhe në atë mjedis krijoi një perceptim të ushtrisë së përfshirë në politikën e brendshme. Si oficer me uniformë, ishte një gabim nga i cili kam mësuar dhe sinqerisht shpresoj se të gjithë mund të mësojmë prej tij”, citohet të ketë thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori