Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, më në fund ka folur për akuzat për përfshirjen e tij në krime lufte në Kosovë dhe për operacionet për fshehjen e trupave më pas.
Në filmin dokumentar të publikuar ditë më parë nga Qendra për të Drejtën Humanitare, thuhet se rreth 1,400 civilë u vranë në vitin 1999 në zonën e Kosovës, e cila ishte nën kontrollin e Brigadës 37 të Ushtrisë Popullore Jugosllave, e cila në atë kohë drejtohej nga Lubisha Dikoviq.
Lidhur me këto akuza ndaj tij, Dikoviq ka folur për gazetën “Alo”, duke thënë se “i vjen keq për të gjitha viktimat e rëna gjatë luftimeve të vitit 1999”.
“Viktima të pafajshme kishte edhe në anën serbe edhe në anën shqiptare, por edhe në mesin e popullatës tjetër në territorin e Kosovës, por edhe në tërë territorin e Republikës Federative të Jugosllavisë. Kanë ndodhur edhe krime, kurse ushtria dhe pjesëtarët e saj nuk i kanë fshehur ato, por për çdo krim që kanë pasur njohuri kanë iniciuar procedura adekuate ndaj kryerësve të veprave”, thotë Dikoviq, transmeton Telegrafi.
Lidhur me filmin dokumentar të publikuar nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd, ai thotë se është realizuar në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, dhe “që ka për qëllim diskreditimin e luftës së të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë dhe kreut komandues të saj në luftën kundër forcave shqiptare-terroriste dhe forcave të NATO-s”.
“Në mënyrë tendencioze dhe pa asnjë dëshmi po përpiqen të më bëjnë përgjegjës për krime, dhe atë se kam urdhëruar kryerje të krimeve, i kam nxitur ose i kam kryer vet. Në dokumentar nuk është paraqitur pjesa që ka të bëjë me veprimet e ushtrisë ndaj civilëve dhe mbrojtjen e jetës së tyre. Brigada e motorizuar 137 heroikisht ka luftuar kundër forcave terroriste shqiptare dhe agresionit të NATO-s. Në ato luftime kemi pësuar humbje të mëdha, me 60 të vrarë dhe 120 të plagosur, të cilët Fondi Humanitar nuk i përmend, madje as nuk iu intereson kush e ka bërë këtë, thua se vetë u plagosën ose bënë vetëvrasje. Do t’ua përkujtoj se në Gllogoc dhe Skenderaj atëherë kanë qëndruar mbi 15 mijë qytetarë, jeta e të cilëve është mbrojtur”, tha Dikoviq, duke shtuar se Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd në mënyrë tendencioze po e plason të vërtetën e vet për krimet e kryera në territorin e Kosovës.
Sipas Dikoviqit, Fondi Humanitar nuk përmend, ose harron krimet e kryera ndaj popullatës serbe dhe asaj jo shqiptare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës