LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan Wesley Clark të mërkurën viziton Kosovën

Gjenerali amerikan Wesley Clark të mërkurën viziton Kosovën

Gjenerali amerikan që udhëhoqi kampanjën e bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, Wesley Clark, do të vijë për vizitë të mërkurën.

Vizitën tij e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një shkrimi në Facebook.


“Në këtë ditë të veçantë, kur po festojmë 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 Korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë Wesley Clark”, tha ai.

Mehaj theksoi se Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe do të takojë të gjithë liderët shtetërorë.

“Gjeneral Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror”.

“Mirë se vjen në shtëpinë tuaj pranë njerëzve që të duan aq shumë, gjeneral Clark! Mirë se vjen në Kosovën dhe qytetarët e saj të bekuar me ty dhe SHBA-në! Zoti e bekoftë përjetësisht miqësinë e Kosovës me SHBA-në!”, shkroi Mehaj.

Clark ka qenë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, në kohën e ndërhyrjes në Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ), e cila ka nisur më 24 mars, 1999, dhe ka përfunduar më 10 qershor, 1999.

Ndërhyrjes i kanë paraprirë luftimet midis forcave të atëhershme ushtarake dhe policore serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe vrasjet, dëbimet dhe persekutimet masive të shqiptarëve të Kosovës, në periudhën 1998-1999.

Vendimi për ndërhyrjen e NATO-s, pa pëlqimin e Kombeve të Bashkuara, është marrë pas negociatave të pasuksesshme midis delegacioneve të Kosovës dhe RFJ-së në Rambuje dhe Paris, në shkurt dhe mars, 1999.

Sulmet e NATO-s në ish-Jugosllavi kanë zgjatur 78 ditë, deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, e cila u ka dhënë fund luftimeve dhe ka çuar në largimin e forcave serbe nga Kosova./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori