LAJMI I FUNDIT:

Gjeneral Rama: FSK e gatshme të shndërrohet në ushtri

Gjeneral Rama: FSK e gatshme të shndërrohet në ushtri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjeneral Rahman Rama është optimist se shumë shpejt do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Komandant Rama në një intervistë për RTK, ka thënë se FSK është e gatshme të transformohet në FAK.


“Sfidat kryesore janë pengesat politike që ndërlidhen me transformimin dhe kjo nuk është çështje e jona. Unë mendoj se FSK-ja në kuptimin profesional ka avancuar. Tjerat janë çështje politike, për të cilat nuk dua të diskutoj. Kjo gjë po na pengon në shumë aktivitete, veçmas ato regjionale dhe më gjerë”, ka theksuar Rama, transmeton KP.

Rama është shprehet shumë optimist se krijimi i ushtrisë do të ndodhë shumë shpejt, ndonëse nuk pranon që të jep ndonjë afat kohor për një gjë të tillë.

“Jam shumë optimist dhe besoj që transformimi në ushtri do të ndodhë shpejt, sepse është shumë më mirë edhe për FSK-në edhe për vendin. Unë nuk mund të jap afate kohore sepse nuk varet prej meje”, thotë komandant Rama./Telegrafi/