Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës, në Malishevë gjendja vazhdon të jetë e rënduar në disa akse rrugore.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Malishevës thuhet se, ekipet emergjente dhe të sigurisë janë në terren duke u kujdesur dhe monitoruar gjendjen, transmeton Telegrafi.


"Luten qytetarët që mos të lëvizin pa nevojë, pasi rrugët vazhdojnë të jenë më ujë, ndërsa në disa vende edhe të bllokuara. Aktualisht aksi rrugorë Malishev-Kijevë është e bllokuar në Mirushë, po ashtu rruga për Turjakë, rruga Malishevë – Banjë, si dhe rruga 'Hamdi Berisha' në qytet të Malishevës", thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij në shumë vende.

"Të gjitha ekipet emergjente janë në gatishmëri, përfshi ekipet komunale, zjarrfikësit dhe policia", vijon njoftimi. /Telegrafi/

137217253 4247835365242950 5115230131824509061 o

136704580 4247835581909595 5448719993587849093 o

136974382 4247861218573698 6643368753370068144 o 1

136976108 4247860765240410 5164410680631225053 o