LAJMI I FUNDIT:

Gjendja në Katar, sipas maqedonasve që janë atje

Gjendja në Katar, sipas maqedonasve që janë atje

Gjendja politike në Katar sipas mediave është e rëndë me probleme serioze ku ka mungesë edhe në materiale ushqimore nëpër tregje dhe markete, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Dy vajza të reja nga Maqedonia që punojnë në Katar kanë rrëfyer për Faktor për gjendjen atje duke treguar se gjithçka është në rregull.


”Situata është normale, jetohet shumë normalisht. Nëpër raftet e marketeve ka gjithçka. Nuk ndodhin gjëra të këqija ashtu siç raportohet. Po të ishte ashtu siç thuhej unë do të isha kthyer që moti në shtëpi. Ditën e parë të kësaj fortune kishte frikë në mesin e punëtorëve si unë, pra jo vendas. Mediat e kanë rrit pak si ngjarje. Këtu ka shumë të huaj të cilët punojnë për vendasit që janë shumë të pastër dhe nuk punojnë aspak. Ka shtetas të Indisë, Filipineve, Egjiptit, Marokos, Tunisiti dhe shumë evropianë.” thotë një e re që ka folur për Faktor.

”Ka ushqim. Asnjëra nga kolegët nuk është ankuar për asgjë pasi gjithçka shkon sipas rregullit. Ka krizë por jo më të madhe se në Ballkan. Ky ndryshim mund të ndodh që të ndalojë punësimin e të rinjëve nga e gjithë bota.” thotë I.J nga Shkupi.

Katari është një ndër vendet më të pasura në botë ku jetojnë 2.5 milionë njerëz, ndërsa 90% e tyre janë nga jashtë. /Telegrafi/