LAJMI I FUNDIT:

Gjendja epidemiologjike në Tetovë dhe Gostivar mbetet kritike

Gjendja epidemiologjike në Tetovë dhe Gostivar mbetet kritike

Shtabet e Krizave në Tetovë dhe Gostivar vlerësojnë se gjendja epidemiologjike në rajonin e Pollogut është kritike, ndërsa në disa pjesë gjendja ka dalë jashtë kontrollit.

Ata shtojnë se vatra ku ka bartje të virusit janë vizitat dhe grupit familjare si dhe grupit para bankave dhe në tregje.


Në Gostivar tashmë disa javë regjistrohen për çdo ditë mbi 50 raste të në ditë, ndërsa kreytari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se gjendja ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa spitalet janë të stërmbushura.

Edhe nga Shtabi i Krizës në Tetovë vlerësuan se gjendja është kritike. Ata veçojnë se turmat par bankave dhe në tregje bëjnë bartjen e virusit dhe se një pjesë e qytetarëve vazhdon të mos e kuptojnë seriozistetin e sëmundjes.

Ndryshe, në këtë rajon në javë dënohen mbi 1.000 qytetarë për mosmbajtje të maskës./Telegrafi/