LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e shëndetit oral tek fëmijët, jo e mirë

Gjendja e shëndetit oral tek fëmijët, jo e mirë

Në Ditën ndërkombëtare të dentistëve, Xheladin Ujkani, dentist dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, publikoi raportin me të gjeturat rreth gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët.

Në njoftimin për media thuhet se fokusi i hulumtimit ka qenë vlerësimi i gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët që kanë vizituar dentistin për herë të parë si dhe fëmijët e traumatizuar nga vizitat e mëhershme.


Të gjeturat e raportit janë shqetësuese, për faktin se: 

  • Mosha pesë vjeçare është mosha mesatare e fëmijëve që kanë vizituar për herë të parë dentistin. Duke marrë parasysh se dhëmbët e qumështit kompletohen rreth moshës tre vjeçare, kjo do të duhej të ishte mosha më e përshtatshme për vizitën e parë te dentisti dhe kjo të ndodhë edhe në rastet kur të gjithë dhëmbët janë të shëndoshë.
  • Mesatarja e dhëmbëve të prishur tek fëmijët që kanë vizituar dentistin përherë të parë është rreth 10 dhëmbë të prishur. Shumica e këtyre fëmijëve janë sjell me dhimbje ose kanë përjetuar dhimbje të dhëmbëve në dy ditët e fundit ose më gjatë.
  • Mesatarja e përgjithshme e dhëmbëve të prishur tek fëmijët që kanë vizituar për herë të parë dentistin,  pra e dy grupeve të ndjeshme dhe vështirë menaxhueshme: fëmijëve që kanë vizituar dentistin për herë të parë dhe atyre që kanë pasur trauma të mëhershme, sillet rreth 8 dhëmbë të prishur.
  • Të dhënat e tanishme pothuajse përputhen me të gjeturat edhe të dy viteve më parë, ku, nga 165 fëmijë të moshës dy deri në tetë vjet, tek të cilët ishin ende të pranishëm shumica e dhëmbëve të qumështit, në mesatare, kishin mbi 7 dhëmbë të prishur të qumështit.

Rekomandimet për institucionet e nivelit lokal:

  • Institucionet e nivelit lokal të ndihmojnë aktivitetet profesionale që kanë për qëllim informimin e fëmijëve të institucioneve parashkollore e fillore:
  • Mbi rëndësinë e shëndetit oral,
  • Për ushqimet e shëndetshme dhe të dëmshme për dhëmbët,
  • Për metodën e drejtë dhe të rregullt të pastrimit të dhëmbëve,
  • Po ashtu, institucionet e nivelit lokal duhet të ndihmojnë aktivitetet profesionale në institucionet parashkollore e fillore që kanë për qëllim:
  • Vlerësimin e vazhdueshëm të gjendjes së shëndetit dentar dhe oral,
  • Vlerësimin e nivelit të edukimit për shëndetin oral, si dhe
  • Përgatitjen e rregullores-strategjisë afat shkurtër dhe afat mesme për edukim shëndetësor oral në institucionet parashkollore dhe fillore në nivel lokal.

Rekomandimet për Institucionet e nivelit qendror:

  • Institucionet e nivelit qendror urgjentisht të fusin në planprogramin mësimor të vitit shkollor 2020/2021 si lëndë të obligueshme edhe lëndën e Edukimit Shëndetësor
  • Institucionet e nivelit qendror urgjentisht të planifikojnë dhe fillojnë realizimin e projektit për kuzhinat në shkolla në mënyrë që fëmijët të ushqehen shëndetshëm gjatë qëndrimit në shkollë
  • Institucionet e nivelit qendror urgjentisht të marrin vendim dhe të mos lejojnë shitjen e ushqimeve të dëmshme në hapësirat rreth institucionet shkollore dhe futjen e tyre brenda objekteve brenda, të cilat ndikojnë keq në shëndetin oral, por edhe në shëndetin e përgjithshëm të fëmijëve
  • Institucionet e nivelit qendror urgjentisht të fillojnë implementimin e ligjit të sigurimeve shëndetësore

Këshillat për prindërit:

  • Prindërit duhet të jenë ndërmjetësues në krijimin e raporteve miqësore në mes të fëmijëve të tyre dhe dentistëve e po ashtu duhet përgatitur paraprakisht fëmijët e tyre për vizitën e parë.
  • Prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre në mënyrë që dhëmbët t’i pastrojnë në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës dhe në mbrëmje para gjumit. Me rregull, dhëmbi i parë i qumështit del rreth muajit të gjashtë.
  • Ky duhet të jetë momenti kur prindërit duhet të fillojnë pastrimin e dhëmbëve tek fëmijët e tyre me gaze sterile dhe çaj kamomil, ndërsa pas moshës një vjeçare, gradualisht të fillojnë pastrimin e dhëmbëve edhe me brushë e paste, duke përfshirë këtu të gjithë dhëmbët, të gjitha sipërfaqet.
  • Prindërit duhet të kenë kujdes që fëmijët t’i largojnë sa më shumë nga ushqimet që përmbajnë shumë sheqer, krip, piper e po ashtu edhe nga pijet e gazuara dhe t’i ushqejnë sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, pemë dhe perime të freskëta;
  • Prindërit duhet ta dine se dhëmbët e parë të përhershëm dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare dhe ata janë dhëmballët e parë që dalin në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit, lart dhe poshtë. Shpesh herë prindërit mendojnë se këta janë dhëmbë të qumështit.

Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori