LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Sipas raportit ditor të Lidhjes auto moto të Maqedonisë (LAMM) për gjendjen e rrugëve në Maqedoni, intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është i zmadhuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni në autostradat shtetërore po zhvillohet në korsi të thata.


Në grykat dhe kthesat ka gjasa për rrëshqitje të vogla të dheut dhe të gurëve, veçanërisht në drejtimet rrugore:Gostivar- Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Koçan-M.Kamenicë-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Resnjë-Bukovë. Për këtë shkak NP ‘Rrugët e Maqedonisë’ këshillon qytetarët e RM-së për kujdes gjatë vozitjes dhe përshtatjen e shpejtësisë sipas kushteve rrugore.

Në vend kalimet kufitare nuk ka pritje të konsiderueshme si në drejtimin kah Republika e Maqedonisë edhe në drejtimin jashtë Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/