LAJMI I FUNDIT:

Gjendet vula e plumbit, e dokumentit të shekullit XVII

Gjendet vula e plumbit, e dokumentit të shekullit XVII

Është gjetur fragmenti i dokumentit që kishte humbur në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, një vulë plumbi në një dokument të shekullit të XVII-të, që në terminologjinë e fushës quhet sigjil.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) bën të ditur sot se “hetimet po vijojnë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave”.


“Koha kur dokumentet humbisnin në arkiv, zbuloheshin pas muajsh a vitesh dhe për to mbahej vetëm një akt administrativ pa zhvilluar asnjë hetim, ka përfunduar një herë e mirë”, thuhet në kumtesë.